By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pesë të zhdukur dhe 19 të plagosur pas zjarreve në dy ndërtesa
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Pesë të zhdukur dhe 19 të plagosur pas zjarreve në dy ndërtesa
Bota

Pesë të zhdukur dhe 19 të plagosur pas zjarreve në dy ndërtesa

admin
Last updated: 21/08/2026 11:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjenevë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Dy zjarre të fuqishme kanë tronditur gjatë natës dy qytete të Zvicrës, duke lënë pas 19 persona të plagosur dhe pesë të tjerë ende të zhdukur.

Ngjarjet ndodhën në Schaffhausen, në veri të vendit, dhe në Thusis, në lindje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e të dyja ngjarjeve.

Bilanci më i rëndë është regjistruar në Thusis, në kantonin Graubunden, ku zjarri shpërtheu pak pas mesnatës.

Godina ku funksiononte një restorant dhe ku kishte edhe ambiente banimi u përfshi tërësisht nga flakët.

Policia kantonale njoftoi se pesë persona nuk janë gjetur ende.

Katërmbëdhjetë banorë arritën të dilnin nga ndërtesa.

Tetë prej tyre pësuan dëmtime, dy në gjendje të rëndë, dy me plagë të moderuara dhe katër me dëmtime të lehta.

Pas marrjes së ndihmës së parë në vend, ata u transportuan në spitalet e Chur, Thusis dhe Ilanz, ndërsa një pjesë u dërguan edhe në një spital në Zyrih.

Sipas hetimeve paraprake, flakët nisën në katin e dytë të ndërtesës.

Për shkak të shembjes së shkallëve të brendshme, ekipet e shpëtimit u detyruan të ndërhynin edhe nga çatia, e cila u hap me ndihmën e një vinçi.

Rreth 100 zjarrfikës morën pjesë në operacion dhe puna për shuarjen e plotë të zjarrit vazhdonte ende sot në mëngjes.

Pamjet e shpërndara nga policia tregojnë një godinë shumëkatëshe të përfshirë nga flakët gjatë natës, me zjarr që del nga dritaret e kateve të sipërme dhe tym të dendur që ngrihet mbi ndërtesë.

Ndërkohë, në Schaffhausen, një tjetër zjarr shhpërtheu dje në mbrëmje, pak para orës 22:30, në kuzhinën e një apartamenti.

Qyteti ndodhet në veri të Zvicrës, pranë kufirit me Gjermaninë.

Në këtë incident u plagosën 11 persona, nëntë prej të cilëve u dërguan në spital.

Mes të dëmtuarve ishte edhe një punonjës policie.

Kur mbërritën zjarrfikësit, apartamenti ishte tashmë në flakë, por ndërhyrja e shpejtë e ekipeve të emergjencës pengoi përhapjen e zjarrit në apartamentet e tjera të pallatit.

Policia lokale ka hapur gjithashtu një hetim për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi zjarrin në Schaffhausen.

You Might Also Like

Porti i Shenzhen-it zgjeron “rrjetin e miqve”

Kina dhe BE , qëndrime të kundërta në lidhje me kompaninë e tregëtisë elektronike JD.com

Disa të plagosur pas sulmit me shpatë në një shkollë

Zbulohet tuneli i dytë për kalimin e migrantëve nga Bjellorusi

Pekini refuzon sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe bën thirrje për dialog

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxhaj, Kurtit: Mos e luj kryeministrin, deputet uzurpues
Next Article Një muaj pas epidemisë në Gostivar, ISHP kërkon verifikimin e kualifikimit të stafit të “Komunalec”-it për menaxhimin e ujësjellësit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?