By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO‑DPMNE: Rasti për tragjedinë në Tetovë me 14 viktimat e spitalit modular nuk duhet të mbetet në sirtar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO‑DPMNE: Rasti për tragjedinë në Tetovë me 14 viktimat e spitalit modular nuk duhet të mbetet në sirtar
Maqedoni

VMRO‑DPMNE: Rasti për tragjedinë në Tetovë me 14 viktimat e spitalit modular nuk duhet të mbetet në sirtar

admin
Last updated: 21/08/2026 11:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Pesë vite pas formimit të lëndës, Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e udhëhequr nga Islam Abazi, argat i Zoran Zaevit, Venko Filipçes dhe Ali Ahmetit, solli vendim ta mbyllë lëndën për 19 spitalet modulare, duke thënë se nuk ekziston dyshim i bazuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, qëndron në njoftimin e VMRO‑DPMNE.

– Kujtojmë se lënda u formua më 10 shtator 2021, menjëherë pas zjarrit tragjik në spitalin modular në Tetovë, ku jetën e humbën 14 bashkëqytetarë tanë. Filipçe dhe Zaev, në vend që t’i përmirësonin standardet e spitaleve, atëherë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me propozim të qeverisë, e ndryshoi Ligjin për ndërtim me procedurë të përshpejtuar, me qëllim që ky tip objektesh të vendoset si pajisje urbane, për vendosjen dhe lejen e të cilave do të jepte miratim Ministria e Shëndetësisë, pra Venko Filipçe si ministër i atëhershëm. Kjo do të thotë se Venko Filipçe mban përgjegjësi direkte për vendosjen e spitaleve modulare, dhe sigurisht edhe për tragjedinë që ndodhi në Tetovë, thonë nga partia në pushtet.

Ata shtojnë se, përveç kësaj, Filipçe nuk ka nënshkruar specifikime teknike minimale, as ka bërë elaborat për energjinë elektrike, me çka është fajtor direkt për zjarrin e 8 shtatorit, dhe gjithashtu, nuk duhet harruar se objekti në Tetovë ishte vendosur drejtpërdrejt mbi rezervuarin e një pompe benzine.

– Veçanërisht shqetëson fakti që lënda për vite të tëra ka mbledhur pluhur, fillimisht në sirtarin e Vilma Ruskovskës, pastaj në atë të Elizabeta Josifovskës, të dyja prokurore nga ish‑SJO kriminal, që në fund, pikërisht PP për krim të organizuar e udhëhequr nga shërbëtori i LSDM dhe BDI, Abazi, të sjellë vendim se nuk ka bazë për ndjekje penale. Dhe këtë, vetëm një muaj para largimit nga pozita udhëheqëse në prokurori, Abazi i kryen porositë e fundit për mbrojtjen e shefave të tij dhe shpëtimin e Venko Filipçes nga ndjekja penale. Por, mbyllja e lëndës nuk do të thotë se e vërteta është përgjithmonë e mbyllur – mund të ndodhë të paraqiten prova të reja dhe procedura mund të hapet përsëri, thonë ata.

Në njoftimin partiak qëndron se VMRO‑DPMNE do të vazhdojë të insistojë në zbardhjen e plotë të tragjedisë në Tetovë dhe në përgjegjësi për të gjithë ata që kanë bërë lëshime ose keqpërdorime, sepse drejtësia për 14 të vdekurit nuk duhet të mbetet në sirtar.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një muaj pas epidemisë në Gostivar, ISHP kërkon verifikimin e kualifikimit të stafit të “Komunalec”-it për menaxhimin e ujësjellësit
Next Article Zelensky kërkon raketa “Patriot” pas sulmit masiv rus
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?