By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zelensky kërkon raketa “Patriot” pas sulmit masiv rus
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zelensky kërkon raketa “Patriot” pas sulmit masiv rus
Bota

Zelensky kërkon raketa “Patriot” pas sulmit masiv rus

admin
Last updated: 21/08/2026 11:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kiev, 21 gusht, Zhurnal.mk – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje urgjente për furnizimin e Ukrainës me raketa për sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”, pas një prej sulmeve më të rënda ruse ndaj Kievit dhe zonave përreth.

Sulmi i fundit  me raketa dhe dronë shkaktoi të paktën 16 viktima dhe plagosi dhjetëra persona.

Autoritetet ukrainase raportuan dëme të mëdha në kryeqytet dhe në rajonin përreth, ndërsa shërbimet e emergjencës vijuan punën në zonat e goditura.

Sipas presidenetit Zelensky, Rusia përdori një kombinim të gjerë armësh, përfshirë raketa balistike, raketa të lundrimit dhe dronë. Mbi 200 objekte u dëmtuan, mes tyre 86 ndërtesa banimi, një spital pediatrik, objekte të infrastrukturës sociale dhe ndërtesa tregtare.

Presidenti ukrainas tha se mbrojtja kundër raketave balistike mbetet problemi më i madh për Ukrainën.

Ai theksoi se rreth 90% e raketave të lundrimit të përdorura gjatë sulmit u interceptuan, ndërsa situata me raketat balistike ishte shumë më e vështirë.

Në një deklaratë të mbrëmjes, Zelensky kërkoi që partnerët ndërkombëtarë të sigurojnë më shumë raketa për sistemet “Patriot”.

Sipas tij, Ukraina nuk po kërkon domosdoshmërisht armë si dhuratë, por është e gatshme t’i blejë ato, pasi nevoja për interceptues është bërë kritike.

“Raketat për ‘Patriotët’ janë të nevojshme dhe vetëm partnerët tanë mund t’i sigurojnë”, tha Zelensky, duke argumentuar se këto sisteme janë veçanërisht të rëndësishme për përballimin e raketave balistike, të cilat lëvizin me shpejtësi shumë të madhe dhe janë më të vështira për t’u interceptuar.

Sulmi goditi disa zona të Kievit, përfshirë lagjet Solomianskyi, Sviatoshynskyi dhe Darnytskyi.

Janë raportuar dëmtime në ndërtesa banimi, shkolla, një spital për fëmijë dhe objekte të tjera civile. Më shumë se 38 mijë banorë të Kievit, përfshirë mbi 2 mijë fëmijë, u strehuan gjatë natës në stacionet e metrosë.

Presidenti Zelensky paralajmëroi gjithashtu se Ukraina do t’i përgjigjet sulmit rus me goditje me rreze të gjatë veprimi.

Ai tha se kapacitetet ukrainase për sulme në distancë do të marrin më shumë burime.

Sulmi i fundit vjen në një periudhë kur Rusia ka intensifikuar përdorimin e raketave balistike dhe dronëve kundër Ukrainës, ndërsa Kievi po përballet me mungesë të raketave interceptuese Patriot.

Kjo mungesë po konsiderohet një nga dobësitë kryesore të mbrojtjes ajrore ukrainase, veçanërisht përballë raketave balistike ruse.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e nisur me pushtimin në shkallë të plotë në shkurt 2022, po hyn në një fazë të re përshkallëzimi të sulmeve ajrore.

Ndërkohë, Ukraina vazhdon të kërkojë nga aleatët perëndimorë më shumë sisteme dhe municione të mbrojtjes ajrore, ndërsa paralelisht po zgjeron përdorimin e armëve me rreze të gjatë kundër objektivave në territorin rus.

You Might Also Like

Ambasadat perëndimore evakuohen urgjentisht me helikopterë nga Kievi: Kolaps me përmasa historike në kryeqeqytet

Rodosi në gatishmëri për shkak të stuhive, autoritetet: Vëmendje e veçantë ndaj rrufeve

Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO‑DPMNE: Rasti për tragjedinë në Tetovë me 14 viktimat e spitalit modular nuk duhet të mbetet në sirtar
Next Article Mucunski: Me Çekinë e konfirmuam miqësinë dhe gatishmërinë për investime të reja
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?