By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lefkov: Prokuroria e mbrojti Filipçen për spitalin modular, Ligji për ndërtim u ndryshua për të ndërtuar objektet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lefkov: Prokuroria e mbrojti Filipçen për spitalin modular, Ligji për ndërtim u ndryshua për të ndërtuar objektet
Maqedoni

Lefkov: Prokuroria e mbrojti Filipçen për spitalin modular, Ligji për ndërtim u ndryshua për të ndërtuar objektet

admin
Last updated: 21/08/2026 12:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO‑DPMNE, Mile Lefkov, në konferencën e sotme për shtyp akuzoi se kreu i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PPKOK), Islam Abazi, e ka mbrojtur ish‑ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe lidhur me rastin e spitalit modular në Tetovë.

Sipas Lefkovit, lënda për vite me radhë nuk është procesuar siç duhet, për që në fund të mbyllet pa hetim të duhur. Ai theksoi se përgjegjësia për tragjedinë ku humbën jetën 14 persona qëndron te udhëheqësia e atëhershme dhe ndryshimet e rregullativave ligjore.

„Pse mendojmë se Filipçe është fajtor direkt në këtë rast? Sepse para se të ndodhte zjarri në spitalin modular ku humbën jetën 14 bashkëqytetarë tanë, në vend që të përmirësoheshin standardet e spitaleve, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me propozim të qeverisë, e ndryshoi Ligjin për ndërtim me procedurë të përshpejtuar, me qëllim që ky tip objektesh të vendoset si pajisje urbane për vendosjen e të cilave lejen do ta jepte Ministria e Shëndetësisë, pra ministri i atëhershëm Venko Filipçe,“ deklaroi Lefkov.

Nga partia theksojnë se këto objekte nuk kanë pasur dokumentacion të duhur dhe leje për përdorim sipas rregulloreve në fuqi.

„Këto spitale nuk janë regjistruar në kadastër, nuk kanë marrë vendim nga qeveria për përdorim të përhershëm dhe nuk kanë leje për përdorim sipas rregullores për hapësirë, pajisje dhe kuadër. Për këto gjëra ka evidencë në njësinë e projektit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe e njëjta është dorëzuar në Prokurorinë Publike për krim të organizuar më 12.12.2023,“ theksoi deputeti.

Lefkov shprehu pakënaqësi për vendimin e prokurorit Abazi që të mos nisë procedurë mbi materialet e dorëzuara.

„Edhe pas kësaj, Abazi thotë se rasti duhet të mbyllet, sepse nuk ekziston dyshim për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Për shkak të individëve të korruptuar si Abazi, Filipçe në vend që të përgjigjet, do të qeshë nga foltorja partiake dhe do të shijojë në jahtin e Zaevit,“ shtoi Lefkov.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shasivari: Partneritet më të fortë me Austrinë për drejtësi moderne dhe efikase
Next Article Mickoski: Në Komunën e Prilepit investohen mbi 12 milionë euro për projekte kapitale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?