By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën
Opinione

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

admin
Last updated: 23/08/2026 13:56
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Nga Bjorn Runa/

Ka diçka tragjikomike në lajmin se Partia Demokratike, pas një pune pesëmujore (thuajse gjysmë viti), ka arritur të përgatisë një sistem monitorimi dhe pikëzimi ndaj aktivitetit të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të saj. Sipas asaj që është raportuar në media, një platformë e re digjitale do të mundësojë që deputetë, drejtues dhe kryetarë të degëve lokale të marrin një mesazh të vetëm qëndror nga partia dhe do të vlerësohen, të paktnë pjesërisht, për efikasitetin me të cilin do ta shpërndajnë atë online.

Sigurisht, çdo organizatë serioze politike ka nevojë për infrastruktura që i lehtësojnë qoftë komunikimin e brendshëm, qoftë atë me mbështetësit e saj, por tingëllon pak paradoksale që një parti si ajo Demokratike shpenzon kaq shumë kohë për të modernizuar teknologjinë, ndërkohë që drejtohet nga dikush i cili e ka dominuar atë që nga krijimi i saj më shumë se tri dekada më parë.

Të modernizosh tekonologjinë digjitale sot është relativisht e lehtë, e madje ka edhe më pak kosto financiare krahasuar me pak vite më parë. Kjo sepse falë edhe inteligjencës artificiale, një sërë procesesh që dikur kërkonin ekipe pune për të prodhuar content dhe për të analizuar efikasitetin e tij, tanimë mund të automatizohen. Thuajse çdo organizatë që i ka burimet e nevojshme mund të blejë një softuer të ri, të ndërtojë një databazë dhe të organizojë fushata digjitale më të sofistikuara se disa vite më parë.

Por, të bëhesh një parti politike moderne, e cila synon realisht të jetë alternativë qeverisëse, është shumë e vështirë, pasi kërkon një kulturë të brendshme krejt tjetër me njerëz të aftë për të kuptuar shoqërinë e re shqiptare që po lind rreth tyre. Paradoksalisht, PD po përpiqet të transformohet në vitin 2026, në epokën e inteligjencës artificiale dhe algoritmeve komplekse, nën udhëheqjen e dikujt që ka lindur në 1944 dhe të një grupi njerëzish, të cilët të rinjtë i njohin më tepër si personazhe meme-sh dhe shenjestra të cinizmit dhe talljes.

Është një problem që shkon përtej moshës biologjike të Sali Berishës dhe që ka të bëjë me hendekun e madh breznor mes lidershipit të asaj partie dhe njerëzve të ardhmen e të cilëve synon të përfaqësojë. Çka të çon tek pyetja e njohur tashmë se çfarë mund t’i ofrojë një 80-vjeçar, i cili ka mbajtur dy nga postet më të rëndësishem të shtetit shqiptar, një 25-vjeçari që sapo e ka nisur jetën dhe përballet me një botë ku strehimi dhe puna, dy gjëra që do duhej të ishin bazike, sa vijnë e bëhen më të pasigurta ? A mund të shohë ai alternativë tek dikush, i cili i përket një brezi politik që e ka patur të mjaftueshme kohën dhe mundësitë për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla ?

Vështirë të thuhet se çfarë i vlen Berishës një platformë që e lejon të komunikojë më shpesh me shqiptarët, kur ai ndërkaq iu flet çdo ditë atyre. Ndoshta do ta ndihmojë atë dhe Flamur Nokën t’iu shfaqen edhe më shpesh në ekrane të rinjve, por duket se nuk kanë marrë parasysh anën tjetër të medaljes, se askush nuk do që t’i dëgjojë më. Qasja më e madhe ndaj publikut vlen kur njerëzit duan ta dëgjojnë personin zëri i të cilit shumëfishohet nëpër rrjete sociale, por dyshoj se ajo çfarë Berisha apo Noka kanë për t’iu thënë të rinjve ngjall ndonjë interes për ta. Për më tepër, është diçka që rrezikon t’iu kthehet mbrapsht. Platforma mundet vërtetë t’jua përmirësojë shpërndarjen e mesazhit, duke ju shpërndarë njëkohësisht më mirë edhe problemin. Mund t’i vendosë Berishën dhe Nokën edhe më shpesh para një audience votuesish të rinj, por në vend që t’i nxisin të votojnë për ta, mund t’iu frymëzojë atë kreativitetin cinik të meme-ve dhe talljes që të rinjtë kanë treguar se mund ta ushtrojnë shpesh pa mëshirë.

Në thelb, demokratët duhet të kuptojnë se, sa më shumë që platforma e re ta ekspozojë Berishën, aq më shumë rrezikon t’u kujtojë votuesve arsyen pse nuk duan ta rikthejnë në pushtet. Paradoksi është se, duke u përpjekur ta shpërndajë më mirë mesazhin, PD-ja mund të përfundojë duke shpërndarë më gjerësisht vetë problemin e saj. (Tema)

You Might Also Like

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

[Opinion]: Nëse humb Orbani, Gruevski mund të shfaqet në kufi

Dikur arrestime e presion nga BDI, sot protesta pa frikë dhe me përkrahje!

Mbështetje barazisë profesionale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi
Next Article JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?