By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga Shkupi në botë: Gonxhe Bojaxhiu dhe mesazhi se humanizmi nuk njeh kufij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga Shkupi në botë: Gonxhe Bojaxhiu dhe mesazhi se humanizmi nuk njeh kufij
Maqedoni

Nga Shkupi në botë: Gonxhe Bojaxhiu dhe mesazhi se humanizmi nuk njeh kufij

admin
Last updated: 26/08/2026 11:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, në 116-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, kujton figurën e saj dhe vlerat universale që ajo përfaqëson.

Më 26 gusht 1910, në Shkup u lind Gonxhe Bojaxhiu, personaliteti që me jetën dhe veprën e saj la gjurmë të thella jo vetëm në historinë e qytetit të lindjes, por edhe në historinë botërore.

Me rastin e 116-vjetorit të lindjes së saj, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e kujton Gonxhe Bojaxhiun përmes vlerave universale që lidhen me veprën e saj: humanizmin, solidaritetin, dinjitetin dhe respektin për çdo njeri.

Sipas ministrit Shasivari, historia e Gonxhe Bojaxhiut është edhe pjesë e historisë së Shkupit – qytetit nga i cili nisi rrugëtimi i një gruaje që më vonë u bë e njohur në mbarë botën.

“Dinjiteti njerëzor, barazia, drejtësia dhe kujdesi për më të pambrojturit janë vlera që nuk njohin kufij, gjuhë apo ndarje”, thekson ministri Shasivari, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre parimeve për një shoqëri të drejtë dhe humane.

Shkupi, thekson ai, është vendlindja e Gonxhe Bojaxhiut, ndërsa historia e saj e jetës është pjesë e një trashëgimie që kapërcen kufijtë lokalë dhe kombëtarë.

“Ta kujtojmë Shkupin jo vetëm si një qytet me histori të pasur, por edhe si qytetin prej të cilit drejt botës u nisën njerëz, veprat e të cilëve lanë gjurmë për njerëzimin”, porosit ministri i Drejtësisë.

Kujtimi i Gonxhe Bojaxhiut, sipas Shasivarit, është një mundësi për të rikujtuar se humanizmi, dinjiteti dhe solidariteti janë vlera universale që i bashkojnë njerëzit përtej çdo kufiri.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Raporti vjetor i Antikorrupsionit, Strategjia Kombëtare dhe disa raporte të veçanta para komisionit amë në Kuvend
Next Article Vazhdon gjykimi për rastin “Onkologjia” tre mjekë përballë drejtësisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?