By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Irani dhe Omani drejt marrëveshjes për lundrim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Irani dhe Omani drejt marrëveshjes për lundrim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Irani dhe Omani drejt marrëveshjes për lundrim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit

admin
Last updated: 26/08/2026 12:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Teheran, 26 gusht, argument.mk/ – Bisedimet mes Iranit dhe Omanit për rregulla të reja të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit po shënojnë progres.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi tha se së shpejti, mund të shpallet një korridor i përkohshëm për kalimin e anijeve.

“Shpresoj që së shpejti të njoftojmë një korridor të përkohshëm për Ngushticën e Hormuzit dhe masa praktike për rikthimin e lundrimit të sigurt”, shkroi sot al-Busaidi në X, pas takimit me homologun iranian, Abbas Araghchi.

Televizioni shtetëror iranian IRIB publikoi një deklaratë të përbashkët të Iranit dhe Omanit, sipas së cilës të dy vendet diskutuan një qasje hap pas hapi, për vendosjen e rregullave të reja të lundrimit, si dhe për operacionet e çminimit në ngushticë.

Irani dhe Omani, të cilët kanë dalje në këtë rrugë ujore strategjike, prej disa javësh po negociojnë për këtë çështje.

Ngushtica e Hormuzit është një pikë kyçe për tregtinë ndërkombëtare të energjisë.

Irani e ka kufizuar ndjeshëm trafikun detar në ngushticë, që nga nisja e sulmeve amerikano-izraelite në fund të shkurtit.

Teherani ka kërkuar që anijet që kalojnë nëpër ngushticë të lundrojnë vetëm përgjatë bregdetit iranian.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një bllokadë detare ndaj porteve iraniane.

Sipas një marrëveshjeje kuadër, të arritur mes Iranit dhe SHBA-së, në mesin e qershorit, një marrëveshje afatgjatë për lundrimin në Ngushticën e Hormuzit duhet të negociohet mes Iranit dhe Omanit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me pjesëmarrjen e vendeve fqinje.

You Might Also Like

Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren

Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga

Alarm në Berlin/ Bomba 100 kg e Luftës së Dytë Botërore nxirret nga kanali, evakuohen mijëra banorë

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin, 17 të vdekur, qindra të zhdukur

Kina dhe India zhvillojnë bisedime në Pekin midis përfaqësuesve të posaçëm për çështjen e kufirit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Nisin punimet për autostradën Shkup–Bllacë
Next Article Fundi i politikës pro ruse të Orban, Hungaria shpall Rusinë kërcënim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?