By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koçiu: Fokusi kryesor i qeverisë nis me strehimin për çiftet dhe familjet e reja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Koçiu: Fokusi kryesor i qeverisë nis me strehimin për çiftet dhe familjet e reja
Shqipëri

Koçiu: Fokusi kryesor i qeverisë nis me strehimin për çiftet dhe familjet e reja

admin
Last updated: 26/08/2026 16:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 gusht, argument.mk/ – Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetin e ri të qeverisë për sezonin politik, me fokus te përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Shqipëria Sociale” do të nisë këtë vjeshtë me programin e ri të strehimit për çiftet dhe familjet e reja.

Në nisje të sezonit të ri politik, qeveria do të vendosë në qendër të vëmendjes “Shqipërinë Sociale”, me synimin që zhvillimi ekonomik i vendit të përkthehet në më shumë mundësi, politika sociale dhe mirëqenie për qytetarët.

Zvëndëskryeministrja Albana Koçiu shprehet se “Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku objektivi nuk është më vetëm ndërtimi apo ofrimi i shërbimeve, por që përmirësimi të ndihet drejtpërdrejt në jetën e përditshme të çdo familjeje”.

“Sfida jonë është që çdo familje ta ndiejë përmirësimin në jetën e saj të përditshme”.

Sipas zvëndëskryeministres Koçiu prioritet do të jetë rritja e cilësisë në arsim dhe shëndetësi, mbështetjen për familjet e reja, fermerët, pensionistët dhe biznesin e vogël.

Një tjetër fokus do të jetë krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Sipas zv.kryeministres, procesi i integrimit europian duhet të shoqërohet me përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve. “Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër. Ai duhet të ndihet në çdo shërbim, në çdo komunitet dhe në jetën e çdo qytetari”, u shpreh ajo.

Hapi i parë konkret i kësaj qasjeje do të nisë këtë vjeshtë, me programin e ri të strehimit për çiftet dhe familjet e reja, duke e vendosur strehimin si një nga ndërhyrjet e para në kuadër të “Shqipërisë Sociale”.

Qeveria synon përmes kësaj qasjeje që rritja dhe zhvillimi i vendit të përkthehen në më shumë mundësi dhe siguri për qytetarët, me familjen, të rinjtë dhe mirëqenien sociale në qendër të politikave të reja.

You Might Also Like

Arrestimi i Agasit, protestuesit ndalojnë te Policia e Tiranës

Rritet prodhimi i energjisë së pastër – INSTAT: 20 përqind e energjisë së prodhuar, nga dielli dhe era

Skandali i spiunazhit, Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete antishqiptare

Ministria e Shëndetësisë: 70 kredi pa interes për mjekët dhe infermierët

Strehim social për çiftet dhe familjet e reja! Zv.kryeministrja Koçiu prezanton planin “Shqipëria Sociale”, ja për çfarë bëhet fjalë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çerdhja “Breshia” Dibër: Lirohen nga participimi fëmijët me gjendje të rëndë sociale
Next Article Italia tërheq mbështetjen për Infantinon: FIGC nuk do ta votojë për një mandat të ri në FIFA
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?