By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mishetiq: Gjykata i cilësoi kriminale mjetet për arritjen e pavarësisë: As Prokuroria nuk shkoi aq larg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Mishetiq: Gjykata i cilësoi kriminale mjetet për arritjen e pavarësisë: As Prokuroria nuk shkoi aq larg
Kosovë

Mishetiq: Gjykata i cilësoi kriminale mjetet për arritjen e pavarësisë: As Prokuroria nuk shkoi aq larg

admin
Last updated: 19/09/2026 10:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Hagë, 19 shtator argument.mk/ – Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, i është përgjigjur deklaratës së Marko Prelecit nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, lidhur me interpretimet për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Preleci kishte thënë se e drejta e Kosovës për pavarësi, njësoj sikurse ajo e Kroacisë, nuk mund të jetë objekt i gjykimit dhe se reagimet që e paraqesin çështjen në këtë mënyrë janë të gabuara.

Në reagimin e tij, Mishetiq tha se Preleci ka “pjesërisht të drejtë”, pasi gjykata nuk e ka shpallur të paligjshme të drejtën e Kosovës për pavarësi. Megjithatë, ai theksoi se vendimi i Trupit Gjykues ka shkuar më tej në vlerësimin e mënyrave përmes të cilave është synuar arritja e pavarësisë.

Trupi Gjykues vendosi se një pjesë e qëllimit të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale dhe të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së ishte që pavarësia e Kosovës të arrihej përmes krimeve të luftës. Edhe Prokuroria nuk shkoi aq larg”, deklaroi Mishetiq, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se gjykata nuk kishte juridiksion për të vendosur mbi të drejtën e Kosovës për pavarësi, por, sipas tij, vendimi përcaktoi se mjetet e përdorura për arritjen e saj ishin “në një masë të konsiderueshme, kriminale”.

Prelec deklaroi të premten se pavarësia e Kosovës nuk është objekt i procesit gjyqësor.

“E drejta e Kosovës për pavarësi, ashtu si e drejta e Kroacisë, nuk është dhe nuk mund të jetë në bankën e të akuzuarve. Të veprosh sikurse është, vetëm sa na bën të dukemi keq. FUND”, shkroi Prelec.

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Djali i Mijalkov për katër muaj ka paguar dy milionë euro borxh ndaj shtetit
Next Article Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?