By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria e Hagës sqaron se kur përfundon mandati i ZPS-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Prokuroria e Hagës sqaron se kur përfundon mandati i ZPS-së
Kosovë

Prokuroria e Hagës sqaron se kur përfundon mandati i ZPS-së

admin
Last updated: 19/09/2026 11:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Hagë, 19 shtator argument.mk/ – Debati për të ardhmen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë është rikthyer në qendër të zhvillimeve politike në Kosovë, pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në Kosovë janë shtuar kërkesat për zhbërjen e Dhomave të Specializuara, ndërsa një kërkesë e tillë u artikulua edhe gjatë protestës së mbajtur në mbështetje të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Megjithatë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë bërë të ditur se mandati i këtij institucioni vazhdon, pa dhënë detaje nëse dhe kur mund të përfundojnë procedurat e tij.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Chris Bennett, tha se institucioni nuk komenton ekzistencën apo hollësitë e hetimeve, përfshirë kohën e përfundimit të mandatit.

“Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar”, tha Bennett në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, kundërshtimi ndaj vendimit të shkallës së parë ka kaluar edhe në Kuvendin e Kosovës. Disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar që të mbahet një seancë për shqyrtimin e mundësisë së zhbërjes së Dhomave të Specializuara.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i pyetur për mundësinë e zhbërjes së Speciales, tha se “të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”.

Kërkesat politike për zhbërjen e Dhomave të Specializuara vijnë në një kohë kur proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdojnë të jenë në qendër të debatit publik dhe politik në Kosovë.

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
Next Article Prokuroria e Ohrit kërkoi paraburgim për tre të dyshuarit që dogjën kabllo pranë deponisë “Bukovë”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?