By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çaj mali kundër kollës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Çaj mali kundër kollës
Shëndetësi

Çaj mali kundër kollës

admin
Last updated: 22/09/2026 09:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Çaj i ngrohtë mali me gjalpë, ëmbëlsuar me pak mjaltë dhe pak lëng limoni për vlera më të forta është një ndër kurat më të forta që mbrojnë organizmin.

Një traditë e trashëguar brez pas brezi në gjithë Shqipërinë, çaji i malit përzihet me lëng limoni, mjaltë dhe pak gjalpë.

Ky i fundit është një element që e bën shijen e çajit mjaft interesante dhe aspak të çuditshme, sidomos për ata që kanë probleme me kollën ose fytin.

Nëse ju pëlqen çaji i malit, atëherë përdoreni shpesh kështu, në mëngjes, por edhe në mbrëmje.

Përzierja e tij me gjalpin rrit forcën vepruese të vlerave ushqyese. G jalpi është tepër i pasur me vitamina dhe minerale. Ai përmban kalçium, fosfor, potassium, zinku dhe magnezi.

Receta e përgatitjes në shtëpi

Përbërësit

Një grusht me çaj mali Një lugë çaji me mjaltë Dy lugë gjellë me lëng limoni

Si fillim zjejmë ujin. Në ujin e nxehtë hedhim çajin e malit, e lëmë të zjejë deri në 10 minuta. E heqim nga zjarri dhe e hedhim në filxhan.

Më pas hedhim lugën e mjaltit dhe lëngun e limonit, në fund gjalpin e freskët. Çaji pihet kur është i ngrohtë.

Çaji me fuqitë e një mali për shëndetin

Çaji i malit është aset që natyra i ka dhuruar njeriut për t’a ndihmuar në mirëqenien e organizmit. Çaji i malit shqiptar ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit.

Ai ndikon për një tretje shumë të mirë të lehtë ndërsa lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin. Çaji i malit ka një fuqi të jashtëzakonshme gjithashtu në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit.

Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit.

Vlerat e Limonit dhe Mjaltit Jo më kot, cilësohet si fruti i jetëgjatësisë, shkruan bota.al. Limoni është një pasuri vlerash të çmuara për shëndetin.

Vetitë kuruese të tij janë të fuqishme falë vitaminave C dhe P, të cilat i bëjnë efektet shëruese të limonit të menjëhershme për organizmin e njeriut.

Mjalti, është cilësuar ndër shekuj si nektari i perëndive, e vijon të jetë i tillë edhe sot. Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues.

Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës.

Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure.

Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike, transmeton Klan Kosova.

You Might Also Like

Cilat janë ushqimet që e luftojnë inflamacionin dhe ato që e nxisin

Disa këshilla si të bëni gjumë të mirë gjatë natës

Çaji i gjelbër ndihmon në luftimin e kancerit

Këto janë gabimet që bëni kur lani dhëmbët

Çfarë i ndodh trupit tonë nëse flemë çdo natë në një dhomë të ftohtë ?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cilat janë ushqimet që e luftojnë inflamacionin dhe ato që e nxisin
Next Article E quajnë mbretëreshë e tortave: Reformë e përsosur me shije të shtuar!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?