By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mediumi gjerman kritikon Hagën: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit morën më pak
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Mediumi gjerman kritikon Hagën: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit morën më pak
Kosovë

Mediumi gjerman kritikon Hagën: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit morën më pak

admin
Last updated: 22/09/2026 09:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 22 shtator, argument.mk/ – Mediumi gjerman “Cicero” ka publikuar një analizë të gjerë për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke ngritur pikëpyetje veçanërisht për masën e dënimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në analizën e publikuar më 20 shtator, autori Alexander Rhotert vëren se të akuzuarit janë liruar nga akuzat për krime kundër njerëzimit dhe e cilëson të kuptueshme kritikën që ka ardhur nga Kosova për lartësinë e dënimeve.

“Cicero” sjell në vëmendje krahasimin me disa figura nga Serbia dhe Bosnja, të dënuara nga Tribunalet ndërkombëtare për krime të rënda gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Mediumi përmend Biljana Plavšić, e dënuar me 11 vjet burg për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Vojislav Šešelj me 10 vjet, Jovica Stanišić me 15 vjet, si dhe ish-gjeneralin e policisë serbe Vlastimir Đorđević, i dënuar me 18 vjet burg.

Për këtë të fundit, artikulli rikujton se ishte dënuar lidhur me krime ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës. ⁠ Në këtë kontekst, autori shkruan se, krahasuar me raste të tjera nga ish-Jugosllavia ku janë shqiptuar dënime për krime kundër njerëzimit, dënimi prej 25 vjetësh ndaj Thaçit duket dukshëm më i rëndë. Sipas analizës, pikërisht krahasimi ndërmjet rastit të Thaçit dhe atij të Đorđevićit ngre të paktën “një pikëpyetje”, ndonëse autori nënvizon se bëhet fjalë për dy gjykata të ndryshme. ⁠ “Cicero” thekson po ashtu se Gjykata nuk ka konstatuar se të dënuarit kishin synim dëbimin apo vrasjen masive të jo-shqiptarëve dhe se akuza nuk arriti ta provonte një synim të tillë.

Analiza është shkruar nga Alexander Rhotert, politolog që studion ish-Jugosllavinë që nga viti 1991 dhe që, sipas biografisë së publikuar nga “Cicero”, ka punuar për rreth 20 vjet në struktura të OKB-së, NATO-s, OSBE-së, OHR-së dhe BE-së.

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti sot: Diell, vranësira dhe reshje të dobëta shiu
Next Article 28 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?