By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dënimi i krerëve të UÇK-së, Haxhiu: Duhet bashkëpunim, kjo çështje të jetë prioritet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Dënimi i krerëve të UÇK-së, Haxhiu: Duhet bashkëpunim, kjo çështje të jetë prioritet
Kosovë

Dënimi i krerëve të UÇK-së, Haxhiu: Duhet bashkëpunim, kjo çështje të jetë prioritet

admin
Last updated: 22/09/2026 09:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 22 shtator, argument.mk/ – Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Kosovë po kërkohet unitet dhe bashkërendim institucional për hapat e mëtejshëm. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje institucioneve dhe partive politike që t’i lënë mënjanë përçarjet dhe akuzat e ndërsjella.

Haxhiu, në një intervistë për RTK tha se në këtë periudhë Kosovës nuk i duhen përçarjet dhe akuzat e ndërsjella, por një qasje e përbashkët dhe koordinim për veprimet që mund të ndërmerren në vijim, për të cilat tha se tashmë kanë filluar diskutimet.

“Në këto momente të rënda, nuk na duhen përçarje, se kush qenka spiun e kush tradhtar. Ajo që na duhet është t’i lëmë anash ato dhe të koordinohemi për veprimet që duhet t’i bëjmë tutje”, ka thënë Haxhiu.

E gjithë kjo situatë, sipas Haxhiut, duhet të trajtohet si prioritet, ndërsa veprimet e ardhshme duhet të jenë të koordinuara, në mënyrë që të shmanget çdo hap që, sipas saj, mund t’ia rëndojë më tej pozitën Kosovës apo edhe pozitën e të dënuarve në Hagë.

“Gjithçka tjetër mendoj që e vështirëson edhe pozitën e Republikës së Kosovës, por edhe vetë pozitën e personave që u dënuan me kaq shumë vite burgim. Prandaj edhe e theksoj që duhet të bashkëpunojnë, duhet ta kemi prioritet këtë çështje”, ka shtuar Haxhiu.

Ajo ka kritikuar vendimin e PDK-së për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe të Qeverisë, dy ditë para vendimit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar këtë veprim si të pakuptimtë në rrethanat aktuale.

Ndërkohë, i pyetur në hollin e Kuvendit për këtë çështje, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se momentalisht nuk kanë prioritet më të madh sesa nisma për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Gjykata Speciale në Hagë, më 16 shtator dënoi ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim. Pas këtij vendimi të shkallës së parë, ka pasur deklarime për diskutimet mbi hapat që duhet të ndiqen në vijim, përfshirë fazën e apelit.

You Might Also Like

Haxhiu për Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Liria e Kosovës për ta ishte një kauzë të cilës ia kushtuan jetën

Erdogan pas takimit me Kurtin: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën për vendin e saj në komunitetin ndërkombëtar

Kurti takon drejtoren menaxhuese të Fondit Monetar: Kosova shënoi rritje ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë dhe 4.1% në tremujorin e dytë

“Liria ka Emër” mban sot konferencë për media

Iu përmend emri nga Gjykata Speciale, Buja: Kam marr konfirmim që nuk ka bazë për aktakuzë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Liria ka Emër” mban sot konferencë për media
Next Article Arrestohet në Evzoni 46-vjeçari nga Maqedonia, Italia e kërkonte për 35 kg kokainë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?