By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet Artemis në selinë e NASA-s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet Artemis në selinë e NASA-s
Shqipëri

Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet Artemis në selinë e NASA-s

admin
Last updated: 22/09/2026 09:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 22 shtator, argument.mk/ – Shqipëria është bërë pjesë e komunitetit ndërkombëtar të angazhuar për eksplorimin paqësor, transparent dhe të përgjegjshëm të hapësirës, pas nënshkrimit të Marrëveshjeve Artemis nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Ceremonia u zhvillua në selinë qendrore të NASA-s në Uashington, në prani të zëvendësadministratorit të NASA-s, Matt Anderson, dhe zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Hapësirën dhe Mjedisin, Connor Tomlinson.

Ministri Hoxha e cilësoi këtë një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë dhe një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes.

“Për Shqipërinë, ky moment është më shumë se një nënshkrim. Është një shprehje besimi te shkenca, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”, deklaroi Hoxha.

Ai theksoi se marrëveshja krijon mundësi të reja për brezin e ri, duke e lidhur Shqipërinë më ngushtë me teknologjitë, njohuritë dhe partneritetet që po formësojnë të ardhmen.

Sipas ministrit, ky zhvillim i shton një dimension të ri dhe të rëndësishëm partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ky partneritet pasqyron angazhimin tonë të përbashkët për inovacionin, progresin dhe bashkëpunimin në kufij të rinj”, u shpreh ai.

Marrëveshjet Artemis synojnë të promovojnë eksplorimin paqësor, transparent dhe të qëndrueshëm të hapësirës, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në përfitim të gjithë njerëzimit.

“Shqipëria është gati të kontribuojë dhe të arrijë shumë më tej”, përfundoi Hoxha.

You Might Also Like

Berisha për masën e SPAK ndaj Hysenit: Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës

Hetimi i kreut të SHISH, Çuçi: Krenarë që kemi ndërtuar një shtet me pushtete të pavarura

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së

OBSH certifikon arritjen e objektivave për kontrollin e hepatitit B në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spahiu: Receta elektronike në sistemin e farmacive, nis vlerësimi i kategorive vulnerabël
Next Article “140 milionë euro”, Yan Diomande i përgjigjet bashkëshortes së Karim Adeyemit pas thumbimit për transferimin te Real Madridi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?