By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së
Shqipëri

Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së

admin
Last updated: 22/09/2026 12:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 22 shtator, argument.mk/ – Akademiku Nazim Gruda u zgjodh me votë unanime President i Unionit të Akademive Evropiane për Shkencat e Zbatuara në Bujqësi, Ushqim dhe Natyrë (UEAA), duke sjellë Presidencën e Unionit në Shqipëri për dy vitet e ardhshme.

Më 21 shtator 2026, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, u zhvillua Asambleja XIII e Përgjithshme e UEAA-së, së bashku me mbledhjen e Komitetit Drejtues.

Në kuadër të këtij aktiviteti, u zhvillua edhe simpoziumi shkencor ndërkombëtar me temën “Bujqësi e qëndrueshme europiane dhe menaxhim i balancuar i burimeve natyrore”, ku morën pjesë akademikë, profesorë dhe ekspertë nga Shqipëria, Franca, Italia, Bullgaria, Letonia, Rumania, Suedia dhe vende të tjera.

Gjatë simpoziumit u trajtuan tema të rëndësishme si zhvillimet më të fundit mbi redaktimin e gjeneve në bujqësi në vendet e Bashkimit Evropian.

Pas sesioneve shkencore, Asambleja e Përgjithshme e UEAA-së diskutoi raportet institucionale, çështjet strategjike dhe vijon me zhvilloi zgjedhjet e organeve drejtuese për periudhën 2026–2028.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme u miratuan raportet institucionale dhe u zgjodhën organet drejtuese për mandatin 2026–2028.

Prof. dr. Simone Orlandini, nga Accademia dei Georgofili, Itali, u zgjodh zëvendëspresident. Gjithashtu, u zgjodhën 12 anëtarë të Komitetit Drejtues dhe 7 anëtarë vëzhgues nga akademitë evropiane, mes tyre edhe një përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

Programi i ditës së dytë (22 shtator 2026), do të vijojë me vizita teknike në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnjë, si dhe në ferma të rajonit, të shoqëruara me prezantime kërkimore dhe një vizitë kulturore në Ardenicë.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE bën thirrje për më shumë asete detare për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq
Next Article Filipçe: Mickoski në një ekskursion në SHBA për një javë, asnjë takim konkret apo rezultat për Maqedoninë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?