By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjendet i vdekur në stadiumin e Ravenit, një polic lëndohet rëndë gjatë këqyrjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Gjendet i vdekur në stadiumin e Ravenit, një polic lëndohet rëndë gjatë këqyrjes
Kronika

Gjendet i vdekur në stadiumin e Ravenit, një polic lëndohet rëndë gjatë këqyrjes

admin
Last updated: 22/09/2026 12:29
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shtator, argument.mk/ – Një 60-vjeçar nga fshati Raven është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit, pasi familja kishte denoncuar zhdukjen e tij.

Sipas policisë, J.A. (45) ka denoncuar më 21 shtator se bashkëshorti i saj, A.A. (60), kishte shkuar në punë në Gostivar rreth orës 07:00 dhe nuk ishte kthyer në shtëpi, ndërsa nuk u përgjigjej as thirrjeve telefonike.

Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, rreth orës 00:20 të 22 shtatorit, 60-vjeçari është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit Raven. Në afërsi është gjetur edhe një sharrë motorike.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Urgjente në Gostivar. Në vendngjarje kanë kryer këqyrje Prokurori Publik, mjeku i mjekësisë ligjore, ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar.

Gjatë veprimeve zyrtare në vendngjarje, rreth orës 01:50, një zyrtar policor ka rënë në një pus betoni të hapur dhe të pashënuar, me thellësi rreth 1.5 metra.

Polici ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar.

Policia dhe institucionet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

You Might Also Like

24 vjeçarja nga Tetova e tepron me alkool, pastaj mundohet të drejton makinën

Ndalohet një 29-vjeçar në Aeroportin e Shkupit, kërkohej me urdhërarrest

MPB: Policia sekuestron 423 motoçikleta dhe trotinete elektrikë

Sekuestrohen 9.4 kg substancë narkotike marihuanë në Popoc të Gjakovës, arrestohet një shtetas turk

Arrestohet në Evzoni 46-vjeçari nga Maqedonia, Italia e kërkonte për 35 kg kokainë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe: Mickoski në një ekskursion në SHBA për një javë, asnjë takim konkret apo rezultat për Maqedoninë
Next Article 24 vjeçarja nga Tetova e tepron me alkool, pastaj mundohet të drejton makinën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?