By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri
Shqipëri

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

admin
Last updated: 22/09/2026 13:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 22 shtator, argument.mk/ – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC), ku në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministeriali mblodhi përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse për të diskutuar mbi forcimin e kontributit dhe kapaciteteve të përbashkëta për sigurinë rajonale, përballimin e sfidave dhe kërcënimeve të përbashkëta, si dhe koordinimin e politikave dhe përpjekjeve në kuadër të Bashkimit Evropian.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, ministri Nufi nënvizoi angazhimin e palëkundur të vendit tonë në kuadër të bashkëpunimit rajonal në mbrojtje e siguri.

“Shqipëria mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke kontribuar në konsolidimin e një hapësire evropiane më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të bashkuar. Në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët, vendi ynë vijon të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për paqen, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.

Bashkëpunimi i Mbrojtjes i Evropës Qendrore (Central European Defence Cooperation – CEDC) është një bashkëpunim në fushën e mbrojtjes,  i përbërë nga shtetet e Evropës Qendrore: Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia, e cila mban këtë vit presidencën e këtij viti. Ndërkohë,  Polonia ka një status vëzhguesi në këtë format bashkëpunimi.

CEDC përfaqëson një platformë sigurie dhe mbrojtjeje për pjesëmarrësit, me qëllim diskutimin, zhvillimin dhe promovimin e interesave të përbashkëta.

You Might Also Like

Berisha për masën e SPAK ndaj Hysenit: Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës

Hetimi i kreut të SHISH, Çuçi: Krenarë që kemi ndërtuar një shtet me pushtete të pavarura

Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së

OBSH certifikon arritjen e objektivave për kontrollin e hepatitit B në Shqipëri

Masa ndaj drejtueses së SHISH, Xhafaj: Shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vivienne, vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, prezanton artin e saj në një panair në Los Angeles
Next Article Hetimi i kreut të SHISH, Çuçi: Krenarë që kemi ndërtuar një shtet me pushtete të pavarura
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?