By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës dhe krimet në Gjakovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës dhe krimet në Gjakovë
Kosovë

Nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës dhe krimet në Gjakovë

admin
Last updated: 25/09/2026 09:35
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 25 shtator, argument.mk/ – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës dhe krimet në fshatrat përreth rajonit të Gjakovës, raporton Ekonomia Online.

Seanca e kalur për këtë rast ishte shtyer për shkak të mungesës së tre avokatve.

Ashtu si në seancat e kaluara, asnjëri nga 53 të akuzuarit nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit. Gjykimi ndaj tyre zhvillohet në mungesë, ndërsa të akuzuarit përfaqësohen nga avokatët e tyre.

Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte mbajtur seancën e parë fillestare për këtë rast më 16 qershor 2025. Në atë seancë, gjyqtarja Violeta Namani-Hajra kishte deklaruar se gjykata nuk kishte informacion për vendndodhjen e të akuzuarve, ndërsa prokurori Ilir Morina kishte bërë të ditur se për ta ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar.

Krimi në Mejë dhe fshatrat përreth ka ndodhur në prill të vitit 1999, ku, sipas të dhënave të përfshira në aktakuzë, u vranë qindra civilë shqiptarë të Kosovës. Trupat e viktimave u gjetën më pas në tetë varreza masive në Batajnicë të Serbisë.

Aktakuza është ngritur në dhjetor të vitit 2023 dhe është plotësuar në prill të vitit 2024. Ajo përfshin 53 persona, ndërsa njëri prej të akuzuarve kryesorë është Momir Stojanoviq, ish-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës, i cili ka qenë edhe drejtor i Agjencisë Ushtarake dhe të Sigurimit të Serbisë.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe Franko Simatoviq “Frenki”, komandant i Njësisë për Operacione Speciale (JSO), Sreten Çamoviq, ish-shef i Sigurisë, Verolub Zhivkoviq, ish-shef i Shtabit të Korpusit të Prishtinës, Illija Todorov, ish-komandant i Brigadës së 63-të Parashutiste, dhe Dragan Zhivanoviq, ish-komandant i Brigadës së 52-të Raketore të Artilerisë.

Sipas aktakuzës, secili prej të pandehurve dyshohet se ka pasur rol të caktuar në organizimin dhe koordinimin e forcave nën komandën e tij. Aksioni, sipas aktakuzës, ka nisur më 27 prill 1999 dhe ka përfunduar më 29 prill 1999.

Sipas hetimeve të përfshira në aktakuzë, në Mejë janë vrarë 270 civilë, ndërsa 13 persona vazhdojnë të figurojnë si të pagjetur. Në Korenicë janë vrarë 64 civilë dhe dy janë të pagjetur, ndërsa viktima dhe persona të pagjetur janë raportuar edhe në Pacaj, Dobrosh, Rracaj, Nec, Ramoc dhe Bishtazhin.Në aktakuzë përshkruhet gjithashtu dëbimi sistematik i banorëve të kësaj zone nga shtëpitë e tyre, plaçkitja dhe djegia e pasurisë, si dhe dhuna fizike dhe kërcënimet ndaj civilëve.

Sipas aktakuzës, kolonat e të dëbuarve ishin të detyruara të kalonin nëpër pika kontrolli në Mejë, Korenicë dhe Orizë, ku forcat serbe dyshohet se ndanë shumë burra nga kolonat dhe i vranë. Të tjerëve, sipas aktakuzës, iu morën dokumentet e identifikimit, paratë dhe sendet me vlerë, para se të detyroheshin të vazhdonin drejt Shqipërisë.

Aktakuza i përfshin këto veprime nën veprat penale të vrasjes, dëbimit të popullsisë civile, plaçkitjes dhe shkatërrimit të pasurisë, të cilat, sipas aktakuzës, në kohën e kryerjes ishin të parashikuara me legjislacionin vendor të Jugosllavisë së atëhershme.

You Might Also Like

Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta

Hamza: Do të kërkojmë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Vjosa Osmani merr pjesë në gala mbrëmjen e Albanian-American Relations Council në SHBA, takohet me Wesley Clark

Osmani falënderon mërgatën në ShBA për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Haxhiu për fitoren e Kosovës: Nisje e fuqishme e djemve tanë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu për fitoren e Kosovës: Nisje e fuqishme e djemve tanë
Next Article Ndihma juridike falas, 23% më shumë qytetarë përfitues se një vit më parë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?