By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Petrova: Pranimi i Maqedonisë në BE duhet të shqyrtohet në institucionet evropiane dhe në procedurat e përcaktuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Petrova: Pranimi i Maqedonisë në BE duhet të shqyrtohet në institucionet evropiane dhe në procedurat e përcaktuara
Maqedoni

Petrova: Pranimi i Maqedonisë në BE duhet të shqyrtohet në institucionet evropiane dhe në procedurat e përcaktuara

admin
Last updated: 25/09/2026 10:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shtator, argument.mk/ – “Procesi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në Bashkimin Evropian është një çështje evropiane që duhet të shqyrtohet në kuadër të institucioneve evropiane dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara”, thotë ministja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, raporton “BTA”, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve AIM nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në RMV, Timço Mucunski.

Ministrja bullgare thotë se Bullgaria mbështet punën e Komisionit Evropian me secilin prej vendeve që negociojnë anëtarësimin, duke vlerësuar rezultatet e arritura në kuadër të Këshillit Evropian.

“Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për një dialog konstruktiv me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne shohim se një numër vendesh kandidate kanë bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e detyrimeve të tyre, përfshirë një mjedis të ndërlikuar sigurie. Ne presim që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë gjithashtu detyrimet e saj dhe të fillojë ndryshimet e nevojshme për të ecur përpara në rrugën e saj evropiane”, tha Ministria e Jashtme bullgare.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski për AIM më herët deklaroi se Maqedonia këmbëngul që Bashkimi Evropian të marrë pjesë në bisedimet e ardhshme me Bullgarinë, me çka Maqedonia këtë do ta lejojë të bëhet përmes shteteve anëtareve individuale ose përmes institucioneve evropiane.

“Është e rëndësishme për ne që në të gjitha bisedimet që do të zhvillojmë me Bullgarinë në të ardhmen, të ketë pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian”, tha Mucunski. Ai specifikoi se nuk është e rëndësishme nëse kjo do të jetë pjesëmarrja e shteteve anëtare individuale apo e institucioneve evropiane, por përkundrazi është e rëndësishme “që të ketë të paktën një vend më shumë në këtë proces” që do të ndihmojë në ndërtimin e besimit.

Sipas Mucunskit, aktualisht ekziston një “mungesë themelore besimi” midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

You Might Also Like

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje

Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike

VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike

Izet Mexhiti në Nju Jork: Ruajtja e miqësisë shqiptaro‑amerikane është detyrë strategjike

Miteva për vizitën në SHBA: Ndërtojmë partneritete dhe hapim mundësi për investime

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vjosa Osmani merr pjesë në gala mbrëmjen e Albanian-American Relations Council në SHBA, takohet me Wesley Clark
Next Article Rita Ora dhe Taika Waititi duken në disponim të mirë, teksa largohen bashkë pas një mbrëmje romantike në Los Angeles
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?