Tetovë, 29 shtator, argument.mk/ – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se punimet për hapjen e rrugës së re në Reçicë të Vogël janë drejt përfundimit, përcjell argument.mk/.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka publikuar fotografi nga terreni, duke theksuar se projekti po hyn në fazën përfundimtare.
“Me këto fotografi nga hapja e rrugës së re në Reçicë të Vogël, ku punët janë drejt fundit, ju uroj një ditë të mbarë!”, ka shkruar Kasami.
Projekti është pjesë e investimeve infrastrukturore në territorin e Komunës së Tetovës, ndërsa përmes tij synohet përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe qarkullimit për banorët e kësaj zone.

