By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stamenkoska Trajkoska: Korrupsioni nuk është vetëm sfidë e izoluar por pengesë serioze për përparimin ekonomik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Stamenkoska Trajkoska: Korrupsioni nuk është vetëm sfidë e izoluar por pengesë serioze për përparimin ekonomik
Maqedoni

Stamenkoska Trajkoska: Korrupsioni nuk është vetëm sfidë e izoluar por pengesë serioze për përparimin ekonomik

admin
Last updated: 29/09/2026 13:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 shtator, argument.mk/ – Kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkoska Trajkoska sot ishte pjesë e dialogut publik-privat që i bashkoi përfaqësuesit e institucioneve, komunitetin e biznesit dhe të rinjtë nga Komuna e Kisella Vodës.

Ngjarja u realizua si pjesë e projektit për mobilizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si liderë kundër korrupsionit, organizator dhe kofinancues i të cilit është Fondacioni Konrad Adenauer, së bashku me Bashkimin Evropian.

Diskutimi i hapur dhe shkëmbimi i përvojave, qëndrimeve dhe propozimeve mes pjesëmarrësve duhet të kontribuojë në formulimin e rekomandimeve konkrete për përmirësimin e politikave lokale dhe avancimin e mekanizmave antikorrupsion.

Në fokusin e dialogut sot ishin sfidat kyçe me të cilat përballen kompanitë në nivel lokal, me vëmendje të veçantë te transparenca, prokurimet publike dhe procedurat administrative që ndikojnë drejtpërdrejt në mjedisin afarist. Shtesë u vendos theksi edhe te roli i institucioneve lokale, si dhe rëndësia e përfshirjes së grave sipërmarrëse dhe të rinjve në ndërtimin e një klime të drejtë biznesi.

Para afaristëve dhe të rinjve të pranishëm nga komuna Kisella Vodë, përveç kryetares Stamenkoska Trajkoska, fjalime mbajtën edhe kryetarja e Shoqatës së grave të biznesit, Valentina Disoska, si dhe përfaqësuesi i Fondacionit Konrad Adenauer, Aleksandar Cekov. Ata e theksuan domosdoshmërinë e bashkëpunimit të përbashkët për tejkalimin e rreziqeve të korrupsionit.

Kryetarja Stamenkoska Trajkoska në fjalimin e saj e potencoi përcaktimin e fortë të Komunës për krijimin e një mjedisi stimulues biznesi përmes sundimit të ligjit, duke e lidhur përparimin ekonomik me qëllimin më të rëndësishëm – të ardhmen e të rinjve:

“Korrupsioni nuk është vetëm sfidë e izoluar, ai është pengesë serioze për përparimin ekonomik, e dëmton konkurrencën e ndershme dhe e rrënon besimin e qytetarëve. Përgjigjja ndaj kësaj sfide qëndron në punë ligjore pa kompromis dhe transparencë absolute. Këto dy parime janë mjetet më të forta për shtypjen e korrupsionit dhe ato janë themeli i punës sonë si vetëqeverisje lokale. Për ne është me rëndësi thelbësore kërkesat dhe nevojat tuaja t’i dëgjojmë drejtpërdrejt, në vetë të parë dhe pikërisht për këtë qëllim në Komunë është formuar dhe tashmë funksionon aktivisht Këshilli i afaristëve. Çdo hap ynë drejt forcimit të sektorit afarist mbi bazë të transparencës dhe integritetit çon drejt një qëllimi më të rëndësishëm – mbajtjes së të rinjve në Maqedoni. Komunitet i fortë biznesi do të thotë mundësi reale për përparim në karrierë, stabilitet financiar dhe motiv kryesor për të rinjtë që ta ndërtojnë jetën e tyre këtu, në vendin e tyre”, theksoi kryetarja e komunës Kisella Vodë, Beti Stamenkoska Trajkoska.

Në fund të ngjarjes u theksua se përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do të kenë mundësi të marrin pjesë në trajnim falas, përmes të cilit do të mund të fitojnë certifikatën “Biznes me integritet”.

You Might Also Like

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin

Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë

Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë

Hedhim ushqimi me vlerë triliona dollarë, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Jakup Huseini: Gjithnjë e më të fuqishëm, atmosferë fitoreje në Bërvenicë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Me modernizimin e hidrocentraleve e rrisim prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme
Next Article Murati: Punimet për segmentin e fundit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë pritet të nisin së shpejti
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?