By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filipçe: 3% nuk është rritje e mjaftueshme, pensionistët nuk mund ta përballojnë muajin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filipçe: 3% nuk është rritje e mjaftueshme, pensionistët nuk mund ta përballojnë muajin
Maqedoni

Filipçe: 3% nuk është rritje e mjaftueshme, pensionistët nuk mund ta përballojnë muajin

admin
Last updated: 29/09/2026 14:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 shtator, argument.mk/ – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, vlerësoi se rritja e pensioneve prej rreth 3 për qind nuk është e mjaftueshme që pensionistët t’i mbulojnë shpenzimet e rritura dhe të kenë jetë të denjë.

Pas takimit me pensionistë në komunën e Karposhit në Shkup, Filipçe theksoi se rritja e çmimeve dhe shpenzimeve të jetesës e ngarkon shtesë standardin e pensionistëve, për të cilët, siç tha, nevojiten masa shtesë për mbështetje.

“Pensionistët në asnjë mënyrë nuk mund ta ndiejnë rritjen, duke pasur parasysh se rritje nën 3% nuk është e mjaftueshme për ta përballuar muajin me një rritje kaq të madhe të të gjitha çmimeve, me një rritje kaq të madhe të derivateve. Në një goditje të tillë të standardit që ka ndodhur muajt e kaluar, pensionistëve me të vërtetë u nevojitet mbështetje më e madhe”, tha Filipçe.

Ai shtoi se në takimet me pensionistët është biseduar edhe për gjendjet më të gjera në shtet dhe politikat që, sipas tij, ndikojnë mbi standardin e jetesës.

Filipçe tha se pensionistët janë të shqetësuar për gjendjen ekonomike, borxhin e shtetit, rrugën evropiane, si dhe për kushtet në të cilat jetojnë fëmijët e tyre.

“Mirëpo edhe si kategoria jonë më e vjetër e qytetarëve, ata janë të shqetësuar edhe për shumë gjëra të tjera, janë të shqetësuar për ngjarjet e përgjithshme në vend, janë të shqetësuar se është rrezikuar rruga evropiane, janë të shqetësuar se vendi është tepër i borxhuar, janë të shqetësuar për të gjitha politikat e tjera të këqija në raport me standardin, ekonominë, financat”, tha Filipçe.

Ai shtoi se, sipas tij, një numër i madh pensionistësh janë të shqetësuar edhe për shkak se fëmijët e tyre kërkojnë mundësi për jetë më të mirë jashtë shtetit.

You Might Also Like

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin

Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë

Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë

Hedhim ushqimi me vlerë triliona dollarë, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Jakup Huseini: Gjithnjë e më të fuqishëm, atmosferë fitoreje në Bërvenicë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti në konferencën për zhvillimin rural: Duam ta transformojmë bujqësinë në Kosovë
Next Article Mickoski: Braktisja e fjalimit të Netanyahut nuk është protestë, por ikje nga realiteti
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?