By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.61%, bujqësia në rënie
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.61%, bujqësia në rënie
Ekonomi

INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.61%, bujqësia në rënie

admin
Last updated: 29/09/2026 22:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.61% në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e mbështetur kryesisht nga administrata publike, arsimi, shëndetësia, tregtia dhe shërbimet.

Ndërkohë, bujqësia vijoi në kah të kundërt, duke shënuar rënie dhe duke dhënë kontribut negativ në rritjen ekonomike.

Sipas të dhënave të INSTAT, kontributin më të madh në rritjen e PBB-së e dha grupi “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia”, me 1.38 pikë përqindje. “Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor” kontribuoi me 0.98 pikë përqindje, ndërsa aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.36 pikë përqindje dhe ndërtimi me 0.15 pikë përqindje.

Në krahun tjetër, bujqësia, pyjet dhe peshkimi dhanë kontribut negativ prej 0.38 pikë përqindje në rritjen ekonomike.

Sa i përket ecurisë së sektorëve, rritjen më të fortë e regjistroi grupi “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia”, me 12.14% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme u zgjeruan me 7.20%, ndërsa “Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor” u rrit me 5.53%.

Aktivitetet financiare shënuan rritje me 3.53%, informacioni dhe komunikacioni me 2.58%, ndërsa ndërtimi u rrit me 1.37%.

Në të kundërt, bujqësia, pyjet dhe peshkimi ranë me 2.29%. Rënie prej 2.17% u regjistrua edhe në aktivitetet profesionale dhe shërbimet administrative, ndërsa grupi i arteve, argëtimit dhe aktiviteteve të tjera të shërbimit u tkurr me 2.08%.

Ndërkohë, taksat neto mbi produktet u rritën me 8.45%.

You Might Also Like

Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj

Nesër skadon TVSH-ja e ulët për karburantet, ndërsa KRE do të marrë vendim për çmimet e reja

741,446 turistë vizituan vendin në 7 muajt e parë të vitit

Kërkohet zbatimi i plotë i Eurokodeve në ndërtim

Çmimet e karburanteve në Evropë thyejnë rekorde: Ku renditet Maqedonia?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Jo në emrin tim!”/ Protesta për ish-krerët e UÇK hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës
Next Article Dodik takon Putinin në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve në Bosnje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?