Shkup, 01 tetor, argument.mk/ – Portali kombëtar për shërbime elektronike uslugi.gov.mk në shtator regjistroi përdorim rekord – gjatë muajit, qytetarët dhe kompanitë paraqitën 27.345 kërkesa për shërbime elektronike, duke e bërë shtatorin muajin më të suksesshëm deri më tani, jashtë shërbimit të vauçerave të TIK-së, me të cilën u shërbyen mbi 50 mijë studentëve. Me këtë rezultat, numri i përgjithshëm i kërkesave të paraqitura përmes Portalit kombëtar tejkaloi 400.000 dhe arriti në 405.881 kërkesa, informojnëp nga Ministria e Transformimit Digjital.
Rritja e vazhdueshme e përdorimit të portalit, siç informojnë nga MTD, është rezultat i zgjerimit të numrit të shërbimeve elektronike të disponueshme, thjeshtimit të procedurave dhe bashkëpunimit në rritje me institucionet që i bëjnë shërbimet e tyre plotësisht të disponueshme në internet.
Veçanërisht ia vlen të përmendet bashkëpunimi i shkëlqyer me Entin Shtetëror për Statistikë, me të cilin në periudhën e kaluar janë digjitalizuar dhe janë vënë në dispozicion disa shërbime, duke përfshirë shërbimet e destinuara për studentët dhe bashkësinë akademike.
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, theksoi se numrat tregojnë se qytetarët gjithnjë e më shumë e njohin vlerën e shërbimeve elektronike.
“27.345 kërkesa vetëm për një muaj është rezultati më i mirë që nga ekzistimi i portalit. Edhe më e rëndësishme është se e kemi tejkaluar numrin total prej 400.000 kërkesash. Kjo tregon se kur shërbimi është i thjeshtë, i arritshëm dhe plotësisht elektronik, qytetarët e përdorin atë. Qëllimi ynë është që gjithnjë e më shumë procedura të kryhen nga shtëpia ose nga një telefon celular, pa sportele, pa pritje të panevojshme dhe pa bartur dokumente nga një institucion në tjetrin”, theksoi Andonovski.
Ministria për Transformim Digjital vazhdon të punojë me institucionet për dixhitalizimin e shërbimeve të reja, lidhjen e tyre përmes Platformës së ndërveprimit dhe thjeshtimin e përvojës së përdoruesit në Portalin kombëtar.
Fokusi mbetet te shërbimet të cilat qytetarët dhe kompanitë i përdorim më shpesh dhe tek të cilët digjitalizimi mund të sjell dëme më të madha në kohë dhe shpenzime administrative.
Shtatori rekord, siç informojnë nga Ministria për Transformim Digjital, është një tjetër konfirmim se shërbimet elektronike po bëhen gradualisht një mënyrë standarde e komunikimit midis qytetarëve dhe institucioneve.

