By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: 19 automjete të reja për Higjienën Komunale, synojmë një Shkup më të pastër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Berisha: 19 automjete të reja për Higjienën Komunale, synojmë një Shkup më të pastër
Maqedoni

Berisha: 19 automjete të reja për Higjienën Komunale, synojmë një Shkup më të pastër

admin
Last updated: 02/10/2026 09:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 02 tetor, argument.mk/ – Grupi i Këshilltarëve të VLEN-it në Këshillin e Qytetit të Shkupit ka votuar për dhënien në shfrytëzim të përhershëm dhe pa kompensim të 19 automjeteve të reja të specializuara për Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” – Shkup.

Këshilltari i VLEN-it, Zekerija Berisha, bëri të ditur se automjetet janë siguruar nga Qeveria dhe pritet të rrisin kapacitetet e ndërmarrjes për mirëmbajtjen e higjienës publike në të gjithë territorin e qytetit.

“Si Grup i Këshilltarëve të VLEN-it në Këshillin e Qytetit të Shkupit, sot votuam për dhënien në shfrytëzim të përhershëm dhe pa kompensim të 19 automjeteve të reja të specializuara për NP ‘Higjiena Komunale’ – Shkup”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se pajisja e ndërmarrjes me automjete të reja synon përmirësimin e kushteve për mirëmbajtjen e pastërtisë në kryeqytet.

Berisha nënvizoi se përfaqësuesit e VLEN-it do të mbështesin vendimet që, sipas tij, sjellin përfitime konkrete për qytetarët.

“Për ne, politika ka kuptim vetëm kur sjell rezultate konkrete për qytetarët. Prandaj, ne dhe vota jonë do të jemi gjithmonë pjesë e proceseve që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe që e çojnë Shkupin përpara”, u shpreh ai.

Në fund, Berisha theksoi se angazhimi i këshilltarëve do të vazhdojë të përqendrohet te përgjegjësia dhe realizimi i projekteve në interes të qytetarëve.

“Na kanë dhënë besimin për të punuar dhe ne këtë besim e kthejmë me punë, përgjegjësi dhe rezultate!”, përfundoi Berisha.

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Familjet në Maqedoninë e Veriut hedhin 86 kg ushqim në vit për banor, 17 kg mbi mesataren evropiane
Next Article Nikolloski: Po i zbatojmë me përkushtim reformat dhe Planin e rritjes së BE-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?