Shkup, 2 tetor, argument.mk/ – Ministri Agon Ferati mirëpriti në takim mysafirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Li Korder, znj. Paula Korder dhe znj. Elona Proj.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve mes njerëzve dhe institucioneve.
Angazhimi i z. dhe znj. Korder dhe znj. Proj në afrimin e liderëve politikë, profesionistëve, organizatave jofitimprurëse dhe institucioneve përbën një kontribut të çmuar në krijimin e lidhjeve të reja dhe promovimin e dialogut. Ky angazhim vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme.

