By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 31 vjet nga atentati ndaj Kiro Gligorovit: Makina bombë, viktima dhe ende pa përgjigje se kush qëndronte pas sulmit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 31 vjet nga atentati ndaj Kiro Gligorovit: Makina bombë, viktima dhe ende pa përgjigje se kush qëndronte pas sulmit
MaqedoniTOP LAJM

31 vjet nga atentati ndaj Kiro Gligorovit: Makina bombë, viktima dhe ende pa përgjigje se kush qëndronte pas sulmit

admin
Last updated: 03/10/2026 09:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 tetor argument.mk/ – Më 3 tetor të vitit 1995, para 31 vjetësh, u krye atentat ndaj presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Ai i mbijetoi sulmit me lëndime të rënda në kokë, por nga shpërthimi humbi jetën shoferi i tij, Aleksandar Spirovski, ndërsa u plagos truproja Ilço Teovski.

Si pasojë e lëndimeve, më vonë ndërroi jetë edhe kalimtari i rastit, Hristo Hristomanov, ndërsa u plagosën edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski.

Atentati ndodhi në orën 9:50, në rrugën “Maqedonia” në Shkup, para hotelit “Bristol”. Gligorov, me automjetin zyrtar, po udhëtonte nga rezidenca e tij drejt Kuvendit.

Sulmi u krye me një makinë bombë. Në një automjet “Citroën Ami 8” ishin vendosur 20 kilogramë eksploziv, i cili u aktivizua me telekomandë në momentin kur vetura e Gligorovit po kalonte pranë ndërtesës së Kuvendit. Pak para shpërthimit, automjeti zyrtar i presidentit ishte ngadalësuar nga një makinë e tipit “Fiço”.

Hetimet konstatuan se atentati ishte përgatitur dhe organizuar mirë, por edhe më shumë se tri dekada më vonë, mbetet e panjohur se kush qëndronte pas sulmit. Procedura hetimore ndaj autorit të panjohur vazhdon të jetë e hapur.

Në kuadër të hetimeve janë kontrolluar 30.850 automjete, janë inspektuar më shumë se 15.000 objekte dhe janë identifikuar mbi 188.000 persona, prej të cilëve 19.000 janë kontrolluar. Ministria e Punëve të Brendshme ka zhvilluar edhe disa biseda informative me persona për të cilët kishte dyshime se mund të kishin lidhje me atentatin, por të gjithë janë liruar pas marrjes në pyetje.

Kiro Gligorov ndërroi jetë më 1 janar të vitit 2012, në moshën 94-vjeçare. Atentati ndaj tij edhe sot mbetet një nga rastet më të mëdha të pazbardhura në historinë e re të Maqedonisë.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Skandal në shkollën “Panajot Ginovski” në Butel! Mësuesja fyen shqiptarët, revoltohen prindërit!
Next Article Në mëngjes nën zero, gjatë ditës deri në 28 gradë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?