By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Skandal në shkollën “Panajot Ginovski” në Butel! Mësuesja fyen shqiptarët, revoltohen prindërit!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Skandal në shkollën “Panajot Ginovski” në Butel! Mësuesja fyen shqiptarët, revoltohen prindërit!
Maqedoni

Skandal në shkollën “Panajot Ginovski” në Butel! Mësuesja fyen shqiptarët, revoltohen prindërit!

admin
Last updated: 03/10/2026 00:12
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 tator, argument.mk/ – Prindërit e nxënësve të Sh.F. “Panajot Ginovski” në Butel, janë të revoltuar nga komentet e publikuara në rrjetet sociale nga mësuesja e gjuhës maqedonase, Aleksandra Kozarevska, prandaj kërkojnë marrjen e masave nga institucionet kompetente. Ata theksojnë se mësuesja në fjalë u jep mësim edhe nxënësve shqiptarë, ndërsa në komentet e saj ka përdorur gjuhë fyese dhe nënçmuese ndaj shqiptarëve mbi baza etnike. Në një prej reagimeve të saj, ajo i cilëson shqiptarët si “fis të pa civilizuar”, duke pretenduar se “jo 25, por edhe 250 vjet janë pak për t’u rregulluar”.

prindrit 0

“Bëhet fjalë për një arsimtare maqedonase, e cila nëpër postimet e saj në Facebook, ka treguar një diskriminim të madh ndaj shqiptarëve, një person i cili nuk guxon të merret me të tilla gjëra, sepse na i edukon fëmijët. Kemi organizuar, nëpërmjet Këshillit të Prindërve të shkollës, jemi duke mbledhur nënshkrime për peticion për largimin e saj prej pune. Ka pasur edhe gjeste të tjera pas kësaj, por kemi pritur mos po ndryshon, por si duket disa njerëz edhe në shekullin XXI nuk e kuptojnë se bashkëjetesa është e patjetërsueshme dhe kësaj radhe kemi vendosur të shkojmë deri në fund.”, – deklaroi kryetari i Këshillit të Prindërve, Ardian Zhuta.

“Gjuha fyese ndaj shqiptarëve apo ndaj cilitdo komunitet është e papranueshme, sidomos kur ka të bëjë me një arsimtar, i cili ka të bëjë me edukimin e fëmijëve tanë. Andaj, unë si këshilltar dhe banor i shqetësuar, jam këtu t’i përkrah prindërit edhe nxënësit që të caktohet përgjegjësia dhe të merren masa sipas ligjit. Do ta ndriçojmë këtë çështje edhe në Këshill, në seancë. Po ashtu, kërkojmë nga kryetari i komunës dhe drejtoria e shkollës që ky rast të merret me seriozitet dhe të caktohen masat sipas ligjit.”, – theksoi këshilltari në Komunën e Butelit – VLEN, Behar Rexhepi.

“Si banor i Komunës së Butelit, por edhe si banor i kësaj zone, si ish-nxënës i kësaj shkolle, ndihem tejet i indinjuar nga komentet e një mësimdhënësi, që nuk është e arsyeshme pse ajo ka arritur deri aty. Urrejtja etnike e shprehur nga një mësimdhënëse është tejet e rëndë. Presim pas kësaj të shohim se si do të merret komuna me këtë rast, si dhe drejtoria e shkollës.”, – u shpreh banori i Butelit, Bujar Kajolli.

“Pavarësisht asaj se në iniciativën e prindërve, edhe ne kolegët arsimtarë shqiptarë, kemi bërë nënshkrime të peticionit bashkërisht dhe do të vazhdojmë të bëjmë edhe do të ankohemi te Avokati i Popullit, Komisioni për Diskriminim, që kjo çështje të marrë fund…Kjo vazhdon edhe sot, edhe dje, edhe çdo ditë, këto dy vjet, kur ka pasur mundësi, kur ka pasur zgjedhje apo kur ka pasur diçka tjetër, ajo me të madhe ka bërë ofendime ndaj shqiptarëve. Dhe ky është momenti i fundit, prindërit veç më kanë vendosur, ajo te shqiptarët nuk do të japë mësim.”, – theksoi arsimtari, Salaudin Hamidi.

Pas reagimeve të prindërve dhe kërkesave për masa ndaj saj, ka reaguar edhe mësuesja e gjuhës maqedonase, Aleksandra Kozarevska. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ajo i ka kërkuar falje komunitetit shqiptar dhe të gjithë personave të prekur nga fjalët e përdorura në komentet e saj.

“Publikisht dhe në tërësi e tërheq komentin, përfshirë të gjitha vlerësimet dhe përgjithësimet e përfshira në të. Fjalët që i përdora ishin të papërshtatshme dhe më vjen keq që i kam shkruar.”, – ka shkruar Kozarevska në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale. (TVM2)

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Next Article 31 vjet nga atentati ndaj Kiro Gligorovit: Makina bombë, viktima dhe ende pa përgjigje se kush qëndronte pas sulmit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?