By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: FMN: Çmimet e energjisë mund të mbeten të larta edhe nëse konflikti përfundon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > FMN: Çmimet e energjisë mund të mbeten të larta edhe nëse konflikti përfundon
Bota

FMN: Çmimet e energjisë mund të mbeten të larta edhe nëse konflikti përfundon

admin
Last updated: 07/10/2026 10:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Singapor, 07 tetor, argument.mk/ – Çmimet e larta të energjisë, të shkaktuara nga lufta me Iranin, ka të ngjarë të vazhdojnë edhe për një periudhë më të gjatë, paralajmëroi sot drejtoresha e përgjithshme e Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

“Presionet mbi çmimet mund të rriten më tej, pasi kërkesa për energji rritet me afrimin e sezonit të ftohtë në hemisferën veriore dhe ndërsa shtetet përpiqen të rimbushin rezervat e tyre të karburanteve”, tha Georgieva në fjalimin e përgatitur për një aktivitet në Singapor, përpara takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Ajo tha se edhe nëse lufta përfundon së shpejti, çmimet e larta të energjisë mund të vazhdojnë për një kohë të caktuar. Sipas saj, kontratat e së ardhmes për naftën “Brent” tregojnë se tregjet presin që çmimet e naftës të mbeten të larta deri në vitin 2027.

Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore pritet të nisin javën e ardhshme në Bangkok.

Georgieva paralajmëroi se situata e vështirë në tregjet e energjisë dhe rritja e shpejtë e sektorit të inteligjencës artificiale (IA) po shtojnë presionin mbi çmimet.

Edhe tarifat doganore, rritja e shpenzimeve për mbrojtjen dhe nivelet e larta të borxhit publik, mund të shkaktojnë rritje të mëtejshme të inflacionit.

“Ky mund të jetë një moment i përshtatshëm, që shumë vende të ndjekin një politikë monetare më të kujdesshme dhe më të orientuar drejt frenimit të inflacionit”, tha Georgieva.

Ajo vlerësoi Rezervën Federale të SHBA-së, Bankën Qendrore Evropiane dhe Bankën e Japonisë, të cilat tashmë kanë rritur normat bazë të interesit.

Në të njëjtën kohë, Georgieva kritikoi politikat e shpenzimeve dhe të buxhetit të ndjekura deri tani nga disa ekonomi të zhvilluara.

Rritja e normave të interesit po i bën më të larta edhe normat e interesit për periudha të shkurtra, duke bërë që marrja e borxhit të kushtojë më shumë.

Pavarësisht rritjes së madhe të borxhit publik në të gjithë botën, ajo tha se vendet e zhvilluara me borxhe të larta nuk po marrin masa të mjaftueshme për ta ulur atë.

Sipas saj, nevojiten urgjentisht plane të besueshme për uljen graduale të borxhit dhe kontrollin e shpenzimeve publike gjatë viteve të ardhshme.

You Might Also Like

‘Sigurisht që do ta shqyrtojmë’: Trump thotë se do të shqyrtojë bazën e përhershme ushtarake amerikane në Lituani

Kanadaja pezullon eutanazinë për personat me sëmundje mendore

Gjermani, rritet numri i atyre që refuzojnë shërbimin ushtarak, ja arsyet

Zvicra drejt referendumit për lehtësimin e eksportit të armëve

Vance: Reduktimi i pasurimit të uraniumit, kusht për marrëveshjen me Iranin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lavrov: Rusia po monitoron përgatitjet e NATO-s për luftë
Next Article Pse duhet të rreshtohen prokurorët shqiptarë drejt vizionit të Faton Azizit?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?