By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pse duhet të rreshtohen prokurorët shqiptarë drejt vizionit të Faton Azizit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Pse duhet të rreshtohen prokurorët shqiptarë drejt vizionit të Faton Azizit?
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Pse duhet të rreshtohen prokurorët shqiptarë drejt vizionit të Faton Azizit?

admin
Last updated: 07/10/2026 11:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor, argument.mk/ – Në prag të një vendimi të rëndësishëm për drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pyetja legjitime që shtrohet është se a do të rreshtohen prokurorët shqiptarë pas vizionit të Faton Azizit? Kjo nuk është thjesht një dilemë mbi një emër, por mbi një qasje të re ndaj drejtësisë, integritetit dhe besueshmërisë institucionale. E sidomos në Maqedoninë e Veriut ku shpesh herë në bazë të raportimeve të shumta thuhet që drejtësia ndonjëherë është symbyllur apo selektive edhe mbi baza etnike, ku shqiptarët janë shfrytëzuar si mjete për montim rastesh e të tjera, shkruan Zhurnal.

Një profil i konsoliduar meriton përkrahje përtej etnike e aq më pak nga shqiptarët

Faton Azizi nuk është një figurë e rastësishme në sistemin e drejtësisë. Me diplomim në Fakultetin Juridik dhe studime master të fokusuara në bashkëpunimin me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ai ka ndërtuar një karrierë mbi themelet e profesionalizmit. Përvoja në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, si dhe angazhimi në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, e kanë pajisur me aftësinë për të menaxhuar lëndët më të ndjeshme të krimit financiar dhe korrupsionit.

Delegimi i tij në PNKOK dhe roli si pikë lidhëse me Eurojust-in e kanë vendosur Azizin në qendër të bashkëpunimit ndërkombëtar. Ky është një element që prokurorët shqiptarë nuk mund ta injorojnë vizioni i tij është i lidhur ngushtë me standardet evropiane, me transparencën dhe me harmonizimin e praktikave që e bëjnë drejtësinë të besueshme për qytetarët.

Nga rasti “Aditivi” me 38 të akuzuar, tek çështjet “Botox” dhe “FFM”, e deri te rigjykimet e dosjeve të profilit të lartë si rasti Rashkovski apo “Lidhja Ndërkombëtare”, Azizi ka treguar se nuk shmanget nga sfidat. Përkundrazi, ai i përballon me vendosmëri, duke dëshmuar se drejtësia nuk është kompromis, por mision.

Pse duhet mbështetur pa asnjë dilemë nga shqiptarët?

Prokurorët shqiptarë gjenden sot përballë një zgjedhjeje strategjike të mbështesin një figurë që e sheh drejtësinë si mision dhe jo si privilegj. Mbështetja për Faton Azizin nuk është vetëm një akt solidariteti profesional, por një investim në besueshmërinë e sistemit. Ai përfaqëson gjeneratën e re të prokurorëve që duan ta çojnë institucionin drejt një epoke të re, ku sundimi i ligjit është shtylla kryesore e shoqërisë.

Përtej individit drejt një kulture të re

Nëse prokurorët shqiptarë rreshtohen pas vizionit të Azizit, ata nuk mbështesin vetëm një emër, por një kulturë të re të drejtësisë kulturën e paanshmërisë, të profesionalizmit dhe të integritetit. Ky është momenti kur sistemi ka nevojë për figura që jo vetëm e njohin ligjin, por e mbrojnë atë me vendosmëri. Azizi është një prej tyre.

Mbështetja e prokurorëve shqiptarë për Faton Azizin do të ishte një hap i qartë drejt forcimit të besimit publik në drejtësi. Në një kohë kur qytetarët kërkojnë siguri se ligji zbatohet pa kompromis, rreshtimi pas vizionit të tij është një domosdoshmëri për të ardhmen e sistemit juridik në vend. argument.mk/

You Might Also Like

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Takim Gashi – Aktash

Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article FMN: Çmimet e energjisë mund të mbeten të larta edhe nëse konflikti përfundon
Next Article Gjermania ashpërson ligjin: Dënime për krijimin dhe shpërndarjen e “deepfake”-eve seksuale dhe fotografive intime pa leje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?