By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjermania ashpërson ligjin: Dënime për krijimin dhe shpërndarjen e “deepfake”-eve seksuale dhe fotografive intime pa leje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjermania ashpërson ligjin: Dënime për krijimin dhe shpërndarjen e “deepfake”-eve seksuale dhe fotografive intime pa leje
Bota

Gjermania ashpërson ligjin: Dënime për krijimin dhe shpërndarjen e “deepfake”-eve seksuale dhe fotografive intime pa leje

admin
Last updated: 07/10/2026 11:10
By admin 2 Min Read
Share
Silhouette of a person engaged with digital deepfake technology on a smartphone.
SHARE

Berlin, 07 tetor, argument.mk/ – Gjermania planifikon të bëjë vepër penale mbajtjen, prodhimin dhe shpërndarjen e videove që tregojnë përdhunime, në kuadër të një projektligji të ri kundër dhunës në internet dhe në mjediset digjitale.

Projektligji, i cili pritet të shqyrtohet sot nga qeveria gjermane, parashikon gjithashtu vepra të reja penale për keqpërdorimin e identitetit dhe krijimin apo shpërndarjen pa leje të “deepfake”-eve seksuale.

Deepfake-et seksuale janë foto ose video të manipuluara me teknologji, të cilat në pamje të parë, duken sikur tregojnë një person real të zhveshur ose duke kryer veprime seksuale, edhe pse në të vërtetë ai person nuk ka qenë në atë situatë.

Sipas ligjit aktual gjerman, mbajtja dhe prodhimi i videove që tregojnë përdhunime nuk janë përgjithësisht të ndaluara kur bëhen për përdorim privat, ndërsa shpërndarja e tyre nuk konsiderohet automatikisht vepër penale.

Nëse është kryer apo jo një vepër penale varet nga çfarë tregohet në video, si dhe ku është regjistruar ajo dhe kujt i dërgohet ose i jepet.

Projektligji i ri do ta bënte gjithashtu vepër penale fotografimin ose shpërndarjen pa leje të pjesëve intime të një personi tjetër.

Këto rregulla kundër filmimit ose fotografimit të fshehtë të trupit të personave do të zbatoheshin pavarësisht nëse fotografitë janë bërë në vende publike, si sauna ose plazh nudist, apo në ambiente private.

Projektligji, i propozuar nga ministrja e Drejtësisë, Stefanie Hubig do ta konsideronte shprehimisht, vepër penale edhe përdorimin e një profili të rremë në emër të një personi real, kur ai profil përdoret për të komunikuar në një mënyrë që dëmton reputacionin ose emrin e atij personi.

You Might Also Like

‘Sigurisht që do ta shqyrtojmë’: Trump thotë se do të shqyrtojë bazën e përhershme ushtarake amerikane në Lituani

Kanadaja pezullon eutanazinë për personat me sëmundje mendore

Gjermani, rritet numri i atyre që refuzojnë shërbimin ushtarak, ja arsyet

Zvicra drejt referendumit për lehtësimin e eksportit të armëve

Vance: Reduktimi i pasurimit të uraniumit, kusht për marrëveshjen me Iranin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pse duhet të rreshtohen prokurorët shqiptarë drejt vizionit të Faton Azizit?
Next Article Izraeli përkujton trevjetorin e sulmit të shtatë tetorit me ceremoni dhe protesta
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?