By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bozhinovska në Vjenë: Prioritetet energjetike, partneritete të reja dhe forcimi i bashkëpunimit evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Bozhinovska në Vjenë: Prioritetet energjetike, partneritete të reja dhe forcimi i bashkëpunimit evropian
EkonomiMaqedoni

Bozhinovska në Vjenë: Prioritetet energjetike, partneritete të reja dhe forcimi i bashkëpunimit evropian

admin
Last updated: 07/10/2026 14:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor, argument.mk/ – Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, Sanja Bozhinovska, nga sot qëndron në Vjenë, ku me ftesë të veçantë të Akademisë Diplomatike të Vjenës merr pjesë në programin “Gratë lidere – Evropa Juglindore dhe Deti i Zi/Kaukazi Jugor 2026”.

Përmes vizitës në Vjenë, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para (MEMLP) i prezanton prioritetet energjetike të vendit para institucioneve përkatëse evropiane, përfaqësuesve të sektorit publik, diplomatëve dhe vendimmarrësve të ardhshëm, me qëllim hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim, shkëmbim të përvojave dhe avancimin e partneriteteve në sektorin e energjetikës.

“Programi ‘Gratë lidere 2026’, i organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, i kushtohet fuqizimit të lidershipit të grave dhe sfidave bashkëkohore në sektorin publik. Pjesëmarrja e ministres Bozhinovska mundëson shkëmbimin e përvojave dhe hapjen e çështjeve me rëndësi për të ardhmen e rajonit dhe Evropës, përfshirë lidershipin, menaxhimin e krizave, barazinë gjinore dhe diplomacinë digjitale”, bëjnë të ditur nga MEMLP.

Ata theksojnë se bashkëpunimi energjetik ndërmjet Maqedonisë dhe Austrisë është një nga segmentet kryesore të vizitës. Ministrja, siç thonë, do të zhvillojë një takim pune me Severin Gruber, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë Federale të Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit të Austrisë. Në fokus do të jenë bashkëpunimi dypalësh dhe ekonomik, tranzicioni energjetik, siguria energjetike, si dhe mundësitë për vendosjen dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Theksojnë se, në kushtet e realitetit të ri energjetik dhe gjeopolitik në Evropë, rëndësi të veçantë ka ndërlidhja energjetike rajonale. Në këtë kontekst, shtojnë se një rol të rëndësishëm kanë korridoret e reja energjetike, përfshirë Korridorin vertikal të gazit, të cilat kontribuojnë në rritjen e sigurisë dhe diversifikimin e furnizimit.

You Might Also Like

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Takim Gashi – Aktash

Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Uashingtoni dhe Athina forcojnë aleancën strategjike
Next Article Kuvendi e miratoi Ligjin për denoncim dhe kontrollë të investimeve të drejtpërdrejta të huaja
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?