By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha mbledh grupin e PD: Nesër qytetarët do të protestojnë kundër asgjësimit të 15 bashkive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha mbledh grupin e PD: Nesër qytetarët do të protestojnë kundër asgjësimit të 15 bashkive
Shqipëri

Berisha mbledh grupin e PD: Nesër qytetarët do të protestojnë kundër asgjësimit të 15 bashkive

admin
Last updated: 07/10/2026 14:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 07 tetor, argument.mk/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi këtë të mërkurë grupin parlamentar të PD-së për të diskutuar projektligjin e propozuar nga mazhoranca për ndryshimin e hartës administrative-territoriale të vendit, sipas të cilit numri i bashkive propozohet të reduktohet nga 61 në 46.

Partia Demokratike ka shprehur qëndrimin kundër kësaj nisme, duke propozuar një projekt tjetër, që parashikon rritjen e numrit të bashkive në 100.

Berisha tha para deputetëve të PD-së se qeveria po “ekzekuton” 15 bashki. Sipas tij, kjo është pjesë e një politike shpopullimi që, sipas tij, po ndiqet nga kryetari i PS, njëherazi kryeministri Edi Rama.

“Kjo politikë shpopullimi në funksion të pushtetit të tij, kryekëput në funksion elektoral, pa asnjë lloj kriteri tjetër, është një akt shumë i rëndë”, tha Berisha.

“Një akt faktikisht shpallje armiqësie të hapur ndaj banorëve të këtyre bashkive, të cilët kanë reaguar me qytetari dhe në përgjithësi kundër këtij projekti. Përveç kësaj, Partia Demokratike në projektin e saj ka parashikuar 100 bashki dhe e ka lënë të hapur këtë projekt për shtimin, mbi bazën e konsultimeve, të bashkive të tjera”, u shpreh ai.

Kreu i PD kujtoi dhe thirrjen për protestë.

“Nesër qytetarët nga mbarë Shqipëria, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, do të bashkohen në një protestë për të mbrojtur interesat qytetare, sepse kundërshtimin për asgjësimin e bashkive e kanë dëshmuar në shumicën e rasteve qytetarët e të gjitha bindjeve politike”, u shpreh Berisha.

“Në këtë rast, unë ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë. Ai parlament është bërë zëdhënës i interesave më kriminale të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.

Ai parlament është bërë mburojë e vjedhjeve më të mëdha. Ai parlament ka vendosur terrin dhe errësirën për qytetarët shqiptarë, të votojë në emër të interesave strikt të ngushta të Edi Ramës dhe deputetëve të skllavëruar prej tij, çdo ligj dhe vendim që bie ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë”, përfundoi Berisha.

You Might Also Like

Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Ramës

Holanda mbështet sistemin gjyqësor shqiptar për arsyetimin e vendimeve penale në Gjykatën e Lartë

Miratimi nga DASH i dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS, Nufi: Forcojmë mbrojtjen e vendit dhe kontributin në NATO

Rama: Lehtësi fiskale për rreth 32 mijë tatimpagues, biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029-ën

Deputetët e PD largohen nga seanca, Berisha: Me paketën e re fiskale do rrisni më shumë çmimet dhe taksat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Apple përgatit aplikacionet për iPhone Duo para lansimit: vendos rregulla të reja për zhvilluesit
Next Article Shoqata e të zgjedhurve vendorë letër KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?