By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qytetarët ofrojnë garancion për Artan Grubin!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qytetarët ofrojnë garancion për Artan Grubin!
Maqedoni

Qytetarët ofrojnë garancion për Artan Grubin!

admin
Last updated: 07/10/2026 15:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkkup, 07 tetor, argument.mk/ – Vazhdon seria e deklaratave publike në mbështetje të Artan Grubit. Pas reagimeve të Asllan Kokës dhe Uka Shaqirit, edhe Blero Arifi nga Velesi ka bërë të ditur se është i gatshëm të vendosë në dispozicion të gjithë pasurinë e tij si garanci për lirimin e Grubit informon Tetovasot.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arifi ka shkruar se, me mirëkuptimin e familjes, është i gatshëm të vendosë në garanci edhe pasurinë e saj.

“Edhe unë jam gati të vë në garanci gjithçka që kam — pasurinë time dhe, me mirëkuptimin e familjes, edhe pasurinë e saj për lirimin e Artan Grubit,” ka shkruar Blero Arifi.

Ai ka sqaruar se këtë qëndrim e merr për shkak të bindjes së tij personale.

“E bëj këtë sepse besoj në pafajësinë e tij dhe besoj se ndaj tij po zhvillohet një përndjekje politike,” është shprehur Arifi.

Në fund të postimit, ai shton se bindjet duhet të mbështeten me veprime.

“Kur beson te drejtësia, nuk mjafton vetëm të flasësh. Duhet të jesh i gatshëm të qëndrosh pas bindjes tënde edhe kur kjo të kushton,” ka përfunduar ai.

Deklarata e Blero Arifit vjen pas disa reagimeve të ngjashme të mbështetësve të Artan Grubit, të cilët ditët e fundit kanë shprehur publikisht gatishmërinë për të ofruar pasurinë e tyre si garanci.

Ndërsa, tetovari Asllan Koka ka bërë një deklaratë publike, duke shprehur gatishmërinë që pasurinë e tij të paluajtshme ta vendosë si garanci pasurore për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koka ka shkruar se është i gatshëm ta japë shtëpinë e tij si garanci me qëllim që Grubit t’i kthehet pasaporta.

“Edhe pasuria e paluajtshme e ime është në dispozicion të Artan Grubit për t’u vendosur si garanci pasurore, me qëllim që t’i kthehet pasaporta,” ka shkruar Asllan Koka.

You Might Also Like

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Takim Gashi – Aktash

Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MASH publikon konkurset për bursa për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027
Next Article Menduh Thaçi uron presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?