By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata Kushtetuese, është refuzuar iniciativa për Rregulloren në shkolla
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata Kushtetuese, është refuzuar iniciativa për Rregulloren në shkolla
Maqedoni

Gjykata Kushtetuese, është refuzuar iniciativa për Rregulloren në shkolla

admin
Last updated: 07/10/2026 16:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor, argument.mk/ – Gjykata Kushtetuese nuk e ka pranuar iniciativën e paraqitur nga Skender Rexhepi për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Rregullores për mënyrën e mbajtjes, formën dhe përmbajtjen e evidencës dhe dokumentacionit pedagogjik në shkollat e mesme, të miratuar më 13 shkurt 2026. Në iniciativë, Rexhepi pretendonte se Rregullorja nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi akti nënligjor ishte publikuar vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj, ndërsa nuk ishte publikuar edhe në gjuhën që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve, përkatësisht në gjuhën shqipe. Në Iniciativë thuhet se Ligji për përdorimin e gjuhëve përcakton se ligjet, aktet nënligjore, vendimet dhe shpalljet e institucioneve përkatëse, kur publikohen në Gazetën Zyrtare, duhet të publikohen në të dyja gjuhët.

“Gjykata Kushtetuese është kompetente të vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjeve, si dhe kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e akteve të tjera dhe akteve të përgjithshme, por jo të vlerësojë nëse ato janë zbatuar drejt apo gabim nga organet kompetente. Çështja nëse një dispozitë ligjore është zbatuar ose interpretuar drejt, në një rast konkret nuk përbën çështje të kontrollit normativ për të cilën është kompetente Gjykata Kushtetuese.”. 

Rregullorja është kontestuar pasi është publikuar në Gazetën Zyrtare vetëm në gjuhën maqedonase. Gjatë ditë se djeshme, sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, tha se Kushtetuta si akti më i lartë juridik, Ligji për përdorimin e gjuhëve si ligj special për përdorimin e gjuhëve, si dhe Ligji për publikimin e ligjeve dhe rregullave të tjera dhe akteve në Gazetën Zyrtare të RMV-së, që të gjithë parashohin obligim zyrtar të institucioneve, “ex officio”, që të gjitha aktet që publikohen në Gazetën Zyrtare, të publikohen në dy gjuhë. Ndërkohë këtyre akuzave iu është përgjigjur deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, e cila tha se gjuha shqipe nuk është prekur dhe nuk do të preket, ndërsa akuzoi opozitën se po tenton të krijojë kriza artificiale.

You Might Also Like

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Takim Gashi – Aktash

Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Serafimovski njoftoi kompensim për blegtorët, delet e të cilëve kanë ngordhur për shkak të lisë
Next Article Analiza/ Humbi apo fitoi Albin Kurti nga loja me president?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?