By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ushtria izraelite: Rreth 100 mijë objektiva të goditura që nga 7 tetori 2023
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ushtria izraelite: Rreth 100 mijë objektiva të goditura që nga 7 tetori 2023
Bota

Ushtria izraelite: Rreth 100 mijë objektiva të goditura që nga 7 tetori 2023

admin
Last updated: 07/10/2026 16:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tel Aviv, 07 tetor, argument.mk/ – Ushtria izraelite ka goditur rreth 100 mijë objektiva ushtarake në rajon gjatë tre viteve që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, raportoi sot radioja izraelite të mërkurën, duke iu referuar të dhënave të ushtrisë.

Sipas raportit, nga këto sulme 65 mijë janë kryer në Rripin e Gazës; 28 mijë në Liban dhe Siri dhe 4 500 në Iran.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se gjatë tre viteve të fundit 970 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën gjatë shërbimit ushtarak.

Në sulmin e 7 tetorit 2023, rreth 1 200 njerëz u vranë dhe 251 persona u morën peng dhe u dërguan në Rripin e Gazës.

Sipas shifrave të Izraelit, gjatë sulmit në territorin izraelit hynë rreth 6 000 luftëtarë të Hamasit dhe të grupeve të tjera ekstremiste.

Sipas autoritetit shëndetësor në Gaza, i cili kontrollohet nga Hamasi, më shumë se 74 000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë luftës që pasoi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha dje se nga rreth 6 000 luftëtarët që, sipas Izraelit, morën pjesë në sulmin e 7 tetorit, rreth 4 000 janë vrarë deri tani.

Katz tha gjithashtu se ushtria izraelite është urdhëruar të vazhdojë të ndjekë dhe të vrasë edhe rreth 2 000 luftëtarët e mbetur.

You Might Also Like

Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta

Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike

Carney: Do të takohem me Trump për bisedime tregtare në samitin e APEC-ut

Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve

Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Reforma territoriale, Karakaçi: Bashkitë më të forta, më shumë mundësi për investime
Next Article Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?