By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Inflacioni në qiell shujta studentore përtokë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Inflacioni në qiell shujta studentore përtokë!
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Inflacioni në qiell shujta studentore përtokë!

admin
Last updated: 08/10/2026 11:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor, argument.mk/ – Derisa çmimet e produkteve bazë rriten nga viti në vit, shujta studentore ka mbetur e ngurtësuar në vend. Ky kontrast i thellë mes realitetit ekonomik dhe politikave të Ministrisë së Arsimit e Shkencës (MASH) ka nxitur një reagim analitik nga Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA), i cili ka dokumentuar borxhin e akumuluar ndaj studentëve. Ligji është i qartë shuma e shujtës duhet të harmonizohet çdo vit me inflacionin. Por ligji po shkilet me dy këmbë, duke e kthyer një të drejtë të garantuar në një padrejtësi të vazhdueshme. Në këtë situatë ironike duket heshtja e unioneve studentore universitare, shkruan Zhurnal.

Hulumtimi i FNA-së thotë që MASH po shkel ligjin

Ministrja Janevska ka shkelur ligjin dhe e ka futur ministrinë në borxh me studentët. Kërkojmë të kthehet çdo denar, thonë në reagimin e tyre Forumi për Ndryshime në Arsim.

Shujta studentore nuk është çështje dëshire, por detyrim ligjor. Amendamenti i vitit 2022, i miratuar nga Kuvendi i RMV-së, përcakton qartë: “Shuma e shujtës studentore të subvencionuar harmonizohet në përputhje me normën e inflacionit pas çdo viti fiskal, e para miratimit të Buxhetit të Republikës për vitin e ardhshëm.”

Megjithatë, në vitin 2025 shujta mbeti 140 denarë, kurse ligji kërkonte 153. Në vitin 2026 përsëri 140 denarë, ndërsa duhej të ishte 159. Për vitin 2027, shuma e ligjshme duhet të arrijë 165 denarë. Ky mosrespektim ka prodhuar një borxh prej 79 milionë denarësh në 2025 dhe 111 milionë në 2026, gjithsej 190 milionë denarë, afro 3 milionë euro.

Ligjet nuk janë masë suedeze thonë nga FNA ku ministrat zgjedhin çfarë u pëlqen. Me mosrespektimin e këtij neni, ministrja Vesna Janevska ka dëmtuar xhepin e rreth 30.000 studentëve. Për më tepër, ajo ka manipuluar publikisht me shifra, duke deklaruar se shujta sipas inflacionit duhet të ishte 147 denarë, duke injoruar vitet 2023 dhe 2024. Ky është një precedent i rrezikshëm kur ligji interpretohet sipas interesit politik, studentët humbin të drejtën e tyre ligjore.

Pse unionet studentore heshtin për këtë situatë?

Heshtja e unioneve studentore është po aq shqetësuese sa shkelja e ligjit nga ministria. Në rastin e provimit të jurisprudencës, zëri studentor u dëgjua fuqishëm dhe u kuptua se ekziston një masë kritike e gatshme për mobilizim. Por kur bëhet fjalë për shujtën studentore një e drejtë e përditshme që prek standardin bazë të jetesës mungon e njëjta energji dhe unifikim.

Unionet studentore duket se kanë rënë në një apati institucionale, duke e lënë barrën e reagimit tek organizata të jashtme si FNA. Ky është një gabim strategjik pa presion të organizuar nga vetë studentët, Ministria do të vazhdojë të injorojë ligjin.

Mobilizimi studentor nuk duhet të jetë episodik i lidhur vetëm me raste të bujshme. Ai duhet të jetë i vazhdueshëm, i strukturuar dhe i fokusuar në të drejtat ligjore të studentëve. Heshtja e unioneve është një dështim i përfaqësimit, që i lë studentët të pambrojtur përballë një ministrie që shkel ligjin hapur.

Kujtojmë që, inflacioni ka ngritur çmimet në qiell, ndërsa shujta studentore ka mbetur përtokë. Ligji është shkelur dhe studentët janë dëmtuar financiarisht me miliona euro. Përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Arsimit, por edhe mbi unionet studentore që heshtin. Pa transparencë, pa kompensim dhe pa mobilizim, çdo premtim për standard më të mirë studentor mbetet fjalë boshe. argument.mk/

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitin
Next Article ASHAK-u gëzohet për lajmin se ish-kryetarja u bë presidente: Ky është një nderim i veçantë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?