By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla: SPAK të hetojë deri në fund Hysenin, Kuvendi nuk zëvendëson prokurorinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla: SPAK të hetojë deri në fund Hysenin, Kuvendi nuk zëvendëson prokurorinë
Shqipëri

Balla: SPAK të hetojë deri në fund Hysenin, Kuvendi nuk zëvendëson prokurorinë

admin
Last updated: 08/10/2026 11:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 08 tetor, argument.mk/ – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi në Kuvend ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me publikimin e videove intime, si dhe kërkesës së opozitës për mocion me debat mbi hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Balla dënoi publikimin e materialeve intime, duke u shprehur se gratë dhe vajzat duhet të ndihen të mbështetura dhe se personat përgjegjës për publikimin e tyre duhet të marrin dënimin e merituar.

Sa i përket kërkesës së opozitës për mocion me debat, Balla tha se informacionet e referuara në kërkesë lidhen me një hetim të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

“Informacionet që i referoheni në kërkesë vijnë nga një hetim i Prokurorisë së Posaçme dhe më vjen mirë që, kur ua do interesi juaj politik, ju i referoheni informacioneve të Prokurorisë së Posaçme nga hetimet e një dosjeje të tyre”, tha Balla.

Ai theksoi se qëndrimi i mazhorancës është që SPAK të vijojë hetimet dhe të zbardhë çështjen deri në fund, duke shprehur mbështetjen për institucionin e drejtësisë.

“Qëndrimi ynë është që ne presim që organi i akuzës ta hetojë dhe ta zbardhë deri në fund çështjen. I shprehim mbështetjen tonë Prokurorisë së Posaçme, të cilën të gjithë ne këtu, edhe me votimin e sotëm, do të votojmë pro që ta lëmë të bëjë punën e vet”, u shpreh ai.

Balla tha se reforma në drejtësi ka vendosur parimin që çështjet penale të hetohen dhe gjykohen nga organet e drejtësisë dhe jo nga politika.

“Koha kur politika gjykonte vetveten ka përfunduar njëherë e përgjithmonë me reformën në drejtësi. Pa asnjë ndërhyrje, pa asnjë mbivendosje, përmes një procesi të pavarur të hetimit dhe gjykimit”, deklaroi Balla.

Ai shtoi se çdo çështje duhet t’i drejtohet SPAK-ut dhe se prokuroria duhet të lihet të kryejë hetimet, pavarësisht statusit social apo funksionit politik të personave që mund të jenë objekt i tyre.

“Kuvendi nuk mund të përdorë institucionin e vet, ndër më të rëndësishmit të kontrollit parlamentar, për të zëvendësuar kompetencat e prokurorisë”, tha Balla.

Pas debatit u rrëzua me 76 vota kundër dhe 37 pro, kërkesa e PD për mocion.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article OBM: El Nino mund të arrijë fuqi rekord ndërsa nxehtësia globale dhe rreziqet e motit rriten
Next Article Berisha-deputetëve të PS-së: Jeni urdhëruar të asgjësoni 15 bashki funksionale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?