By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha-deputetëve të PS-së: Jeni urdhëruar të asgjësoni 15 bashki funksionale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha-deputetëve të PS-së: Jeni urdhëruar të asgjësoni 15 bashki funksionale
Shqipëri

Berisha-deputetëve të PS-së: Jeni urdhëruar të asgjësoni 15 bashki funksionale

admin
Last updated: 08/10/2026 11:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 08 tetor, argument.mk/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi qëndrimin e mazhorancës ndaj mocionit me debat për çështjen e SHISH si “akt antikushtetues”.

Berisha, në fjalën e mbajtur në seancën e sotme të Kuvendit, deklaroi se refuzimi i mocionit me debat i bën deputetët socialistë “bashkëfajtorë dhe bashkautorë” të asaj që ai e konsideron “shkelje të Kushtetutës”.

Kreu i PD-së tha se mazhorancën po hesht për veprimtarinë kriminale brenda SHISH dhe tha se një debat parlamentar do të mundësonte, publikimin e të gjitha fakteve dhe përgjegjësive që ka qeveria.

Berisha tha se deputetët e mazhorancës po vendosin interesat personale dhe politike mbi interesin kombëtar.

“Si mund të heshtni, si mund të pranoni një errësirë të tillë? Jeni shndërruar të gjithë në përçues të të keqes banale. Çfarë është Shërbimi Informativ, shërbim personal për ju është që e bllokoni?!

A mundet ju të bllokoni një debat për transparencë për institucionin numër një të shtetit për sigurinë? A mundet ju të shkelmoni çdo interes kombëtar, shoqëror, atdhetar, e tjerë me radhë, vetëm për interesa të Padrinos dhe tuajat personale? Ju jeni pengje”, tha Berisha.

Sipas tij, mazhoranca pranon që të shkelmojë Kushtetutën, teksa shtoi se do të votojë një reformë e cila cenon interesat e qytetarëve dhe synon të “asgjësojë” 15 bashki funksionale.

“Sot, sytë e mbarë shqiptarëve janë të drejtuar tek kjo sallë, e cila është urdhëruar të kryejë krimin madhor, të asgjësojë 15 bashki funksionale. Pra, po bëni çdo gjë të votoni një reformë me të cilën shkelmoni interesat e qindra-mijëra qytetarëve. Keni thirrur edhe atë (Ballukun) këtu për të dhënë votën me ju, se jeni si ajo, nuk keni asnjë dallim”, tha ai.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Balla: SPAK të hetojë deri në fund Hysenin, Kuvendi nuk zëvendëson prokurorinë
Next Article Ngacmohet sërish për mbulesë, Alba Pollozhani me përgjigje epike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?