By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rrëzohet kërkesa PD-së për interpelancë urgjente me Kryeministrin për ish-kreun e SHISH
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rrëzohet kërkesa PD-së për interpelancë urgjente me Kryeministrin për ish-kreun e SHISH
Shqipëri

Rrëzohet kërkesa PD-së për interpelancë urgjente me Kryeministrin për ish-kreun e SHISH

admin
Last updated: 08/10/2026 11:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 08 tetor, argument.mk/ – Kuvendi rrëzoi me votat e mazhorancës socialiste kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama, me objekt përgjegjësitë institucionale lidhur me emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit “të klasifikuar” dhe integritetin profesional.

Në fjalën e tij, kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi tha se “Kryeministri duhet të japë llogari për çështje që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij”.

“Kryeministri ka një çështje shtetërore që duhet t’i japë llogari Kuvendit të Shqipërisë. Dhe kjo nuk ka të bëjë as me informacione të klasifikuara, as me informacione të NATO-s, as me informacione të klasifikuara “sekret shtetëror”. Kjo ka të bëjë me llogaridhënien dhe përgjegjësinë politike që ka Kryeministri”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, “kryeministri e ka detyrim kushtetues që të vijë në interpelancë kur thirret nga një deputet i Kuvendit të Shqipërisë”.

Bardhi gjithashtu i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të “ndalë dhunën ndaj qytetarëve që protestojnë jashtë Kuvendit”.

Sipas tij, “është e papranueshme që Policia e Shtetit të shërbejë si polici politike për të shuar zërin e qytetarëve”.

“Është e papranueshme që qytetarëve t’u mohohet e drejta për të protestuar. Është e papranueshme që Kuvendi i Shqipërisë të rrethohet me tela metalikë për të mos lejuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të protestë. Prandaj thirrja ime në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike është ndalni dhunën ndaj qytetarëve dhe garantoni atyre të drejtën për protestë”, tha ai.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidentja Shiroka Pula: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën, vizionin dhe qëndresën e brezave
Next Article Toshkovski: 33 motoçikleta të reja dhe pajisje të reja për policinë rrugore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?