By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASH: Me shëndetin e fëmijëve nuk guxon të eksperimentohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ASH: Me shëndetin e fëmijëve nuk guxon të eksperimentohet
Maqedoni

ASH: Me shëndetin e fëmijëve nuk guxon të eksperimentohet

admin
Last updated: 08/10/2026 14:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 08 tetor, argument.mk/ – Informacionet për vaksinat BCG ngrenë shqetësime serioze dhe kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga Ministria e Shëndetësisë dhe VLEN, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

“Dy lotet e vaksinës BCG, për të cilat në Kroaci janë ngritur dyshime pas shfaqjes së osteomielitit te katër fëmijë, në vendin tonë tashmë janë përdorur. Afati i përdorimit të këtyre loteve ka skaduar në qershor, ndërsa tani, pas alarmit të ngritur nga Kroacia, përdorimi i vaksinës së prodhuesit bullgar është pezulluar dhe imunizimi do të vazhdojë me vaksina nga një prodhues japonez.
Kjo hap disa pyetje serioze.

Sa fëmijë në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar me këto dy lote?

A janë ndjekur këta fëmijë dhe a është bërë kontroll i posaçëm pas informacionit të ardhur nga Kroacia?

Pse opinioni për këtë çështje informohet vetëm pasi alarmi u ngrit në një shtet tjetër?

Deklarata se deri tani nuk janë evidentuar reaksione të padëshiruara nuk është e mjaftueshme. Ministria e Shëndetësisë duhet të publikojë të dhënat e plota, numrin e fëmijëve të vaksinuar me këto lote, rezultatet e kontrolleve dhe analizave të kryera dhe masat që janë ndërmarrë pas ngritjes së dyshimeve.

VLEN duhet ta kuptojë se Ministria e Shëndetësisë nuk është vend për improvizime dhe reagime të vonuara. Kur bëhet fjalë për shëndetin e të porsalindurve, institucionet duhet të reagojnë me kohë, me transparencë dhe me përgjegjësi të plotë.

Kërkojmë transparencë të menjëhershme dhe përgjigje konkrete. Shëndeti i fëmijëve nuk mund të trajtohet me heshtje dhe sqarime pasi problemi të ketë dalë në publik, thonë nga ASH.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shasivari në Samitin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll
Next Article GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit për nënën me foshnjën tremuajshe, lirohet nga burgu
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?