By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit për nënën me foshnjën tremuajshe, lirohet nga burgu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit për nënën me foshnjën tremuajshe, lirohet nga burgu
Shqipëri

GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit për nënën me foshnjën tremuajshe, lirohet nga burgu

admin
Last updated: 08/10/2026 14:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 08 tetor, argument.mk/ – Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot që të pezullojë ekzekutimin e dënimit ndaj Greta Gjocit (Pepa), duke urdhëruar edhe lirimin e saj të menjëhershëm nga ambientet e burgimit.

Vendimi u mor sot pas kërkesës së paraqitur nga Greta Gjoci më 5 tetor 2026, me objekt shtyrjen e ekzekutimit të vendimit penal të formës së prerë.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Etleva Deda, vendosi pranimin e kërkesës dhe pezullimin e ekzekutimit të dënimit të caktuar me vendimin më 27 tetor 2025. Ky vendim ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit me datë 5 tetor 2026.

Sipas vendimit të Gjykatës, pezullimi i ekzekutimit do të zgjasë deri më 2 qershor 2027, kur fëmija i Gjocit mbush moshën një vjeç, pasi aktualisht është tremuajshe.

Gjykata gjithashtu ka urdhëruar gjithashtu lirimin e menjëhershëm të Greta Gjocit nga ambientet e burgimit, nëse ajo nuk mbahet për ekzekutimin e ndonjë vendimi tjetër penal.

Për ekzekutimin e vendimit është urdhëruar Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda afatit ligjor prej pesë ditësh.

Greta Gjocit i kanë mbetur dhe 3 vite e 5 muaj burgim nga dënimi i dhënë nga shkalla e parë. Gjoci ishte pjesë e grupit të Bruno Çobos për mashtrim me “Call Center”.

Grupi i drejtuar nga Bruno Çobo akuzohet se përmes një Call Center-i në Tiranë mashtronte kryesisht qytetarë italianë duke i bindur të investonin në bursa. Nga skema u përvetësuan rreth 4,7 milionë euro.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ASH: Me shëndetin e fëmijëve nuk guxon të eksperimentohet
Next Article Mazniku: Opozita të përfshihet në diskutimet për kompetencat dhe financimin e bashkive
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?