By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nufi pritet nga homologu Güler në Ankara: Konsolidojmë partneritetin strategjik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nufi pritet nga homologu Güler në Ankara: Konsolidojmë partneritetin strategjik
Shqipëri

Nufi pritet nga homologu Güler në Ankara: Konsolidojmë partneritetin strategjik

admin
Last updated: 08/10/2026 14:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 08 tetor, argument.mk/ – Thellimi i partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe orientimi i bashkëpunimit drejt projekteve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë ishin në fokus të vizitës së sotme zyrtare të ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi, në Turqi dhe takimit dypalësh me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Gjatë takimit, Nufi nënvizoi se, “Shqipëria dhe Turqia ndajnë një partneritet të konsoliduar, të mbështetur në lidhje të forta historike dhe njerëzore, anëtarësimin e përbashkët në NATO dhe një bashkëpunim të qëndrueshëm në fushën e mbrojtjes e sigurisë”.

Ai shprehu vlerësimin e Shqipërisë për kontributin e kahershëm të Turqisë në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, duke cilësuar rëndësinë e një bashkëpunimi gjithnjë e më praktik.

“Për më shumë se 20 vjet, kadetë, oficerë dhe nënoficerë shqiptarë kanë ndjekur akademi dhe programe trajnimi në Turqi, duke e bërë arsimin dhe trajnimin një nga shtyllat më të qëndrueshme të marrëdhënies dypalëshe në mbrojtje. Bashkëpunimi do të vijojë të fokusohet në modernizimin e FARSH, zhvillimin e kapaciteteve dhe rritjen e ndërveprueshmërisë, në përputhje me standardet dhe objektivat e NATO-s”, është shprehur Nufi gjatë takimit.

Në fokus të bashkëbisedimit ishte gjithashtu edhe zgjerimi i bashkëpunimit me kompanitë turke përmes investimeve në Shqipëri dhe ndërmarrjeve të përbashkëta.

“Shqipëria sheh potencial për transferim të përshtatshëm të teknologjisë dhe zhvillim të kapaciteteve vendase, duke krijuar mundësi të reja për industrinë shqiptare të mbrojtjes”, është shprehur Nufi.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi tha gjithashtu se Shqipëria vlerëson kontributin e Turqisë në KFOR dhe mbështetjen për kontingjentin shqiptar në EUFOR ALTHEA, ndërsa të dyja vendet vijojnë angazhimin për sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik.

Dy ministrat e mbrojtjes ndanë bindjen se dy vendet tona duhet të intensifikojnë përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit të konsoliduar në mbrojtje drejt një programi më të strukturuar bashkëpunimi praktik, me projekte konkrete dhe rezultate të matshme.

Vizita e ministrit Nufi në Ankara synon t’i japë partneritetit strategjik me Turqinë një dimension të ri, duke e orientuar atë gjithnjë e më shumë drejt projekteve, kapaciteteve dhe rezultateve konkrete në interes të dy vendeve dhe të sigurisë së përbashkët.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mazniku: Opozita të përfshihet në diskutimet për kompetencat dhe financimin e bashkive
Next Article Avokati i Popullit marrëveshje bashkëpunimi me homologun malazez: Kanal i drejtpërdrejtë për ankesat e qytetarëve në të dyja anët e kufirit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?