By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Avokati i Popullit marrëveshje bashkëpunimi me homologun malazez: Kanal i drejtpërdrejtë për ankesat e qytetarëve në të dyja anët e kufirit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Avokati i Popullit marrëveshje bashkëpunimi me homologun malazez: Kanal i drejtpërdrejtë për ankesat e qytetarëve në të dyja anët e kufirit
Shqipëri

Avokati i Popullit marrëveshje bashkëpunimi me homologun malazez: Kanal i drejtpërdrejtë për ankesat e qytetarëve në të dyja anët e kufirit

admin
Last updated: 08/10/2026 14:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 08 tetor, argument.mk/ – Avokati i Popullit, Endrit Shabani dhe Mbrojtësi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Malit të Zi, Siniša Bjeković, nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi.

Gjatë vizitës, dy delegacionet u pritën edhe nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Marrëveshja mes dy vendeve krijon një kanal të posaçëm komunikimi dhe pika kontakti në secilin institucion. Ankesat e shtetasve dhe rezidentëve ndaj autoriteteve publike të vendit tjetër do t’i përcillen drejtpërdrejt institucionit homolog, i cili i trajton sipas kompetencave të veta.

“Qytetari që has një problem me administratën përtej kufirit shpesh nuk di ku të drejtohet. Kjo marrëveshje i jep një adresë. Për dy vende që negociojnë anëtarësimin në BE, ky është bashkëpunim praktik, jo ceremonial”, tha Shabani.

“E shohim këtë bashkëpunim si një mundësi për të forcuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane dhe për të kontribuar, përmes mandateve tona përkatëse, në avancimin e mëtejshëm të të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, tha Bjeković.

Fushat prioritare janë të drejtat e fëmijëve, parandalimi i torturës, mosdiskriminimi, të drejtat e pakicave kombëtare, të drejtat e migrantëve e diasporës, mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat digjitale.

Delegacionet shkëmbyen përvoja mbi punën e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) dhe angazhimin në rrjetet ENNHRI, GANHRI dhe IOI.

Marrëveshja pason atë trepalëshe me institucionet homologe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe është pjesë e bashkëpunimit rajonal të institucioneve të Ombudsmanit në Ballkanin Perëndimor. Shabani kryeson edhe Shoqatën e Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), ku Mali i Zi synon të aderojë së shpejti.

Synimi është edhe që, së bashku me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Avokatët të publikojnë një raport vjetor të përbashkët për gjendjen e të drejtave të njeriut në rajon.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nufi pritet nga homologu Güler në Ankara: Konsolidojmë partneritetin strategjik
Next Article MBPEU filloi me shpërndarjen e kartelave për naftë të gjelbër
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?