By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha në Sofje: Korridori VIII duhet të kalojë nga vizioni në zbatim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha në Sofje: Korridori VIII duhet të kalojë nga vizioni në zbatim
Shqipëri

Hoxha në Sofje: Korridori VIII duhet të kalojë nga vizioni në zbatim

admin
Last updated: 08/10/2026 15:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 08 tetor, argument.mk/ – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën për Korridorin VIII, organizuar nga ministrja për Punët e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, në Sofje të Bullgarisë.

Konferenca e Sofjes vjen pas takimit Ministror të organizuar nga Shqipëria, në Tiranë, në shkurt të këtij viti.

Takimi i Tiranës, sipas Hoxhës, përcaktoi një vizion të përbashkët politik për këtë korridor.

“Sot, në Sofje, fokusi ynë është i qartë: ta kthejmë angazhimin politik në zbatim konkret. Suksesi i Korridorit VIII nuk do të matet me deklarata, por me zbatimin.
Për Shqipërinë, kjo do të thotë të ndërtojmë një korridor të vetëm, plotësisht funksional, dhe jo një seri projektesh kombëtare të palidhur”, tha ai.

Për ministrin e Jashtëm, Korridori VIII është shumë më tepër se një projekt transporti.

“Ai është një portë strategjike Lindje–Perëndim që lidh Adriatikun me Detin e Zi, duke bashkuar ekonomitë tona, rrjetet energjetike, interesat tona të sigurisë dhe të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”, tha Hoxha.

Ministri theksoi se Korridori VIII është gjithashtu një projekt i fuqishëm Evropian.

“Ai ka potencialin t’i bëjë përfitimet e integrimit evropian të prekshme përpara anëtarësimit. Lidhje më të mira do të thotë më shumë tregti, kosto më të ulëta transporti, më shumë investime dhe konkurrueshmëri më të lartë. Mbi të gjitha, ai afron qytetarët, bizneset dhe tregjet tona. Por sot, ndërlidhja është e pandashme nga #siguria. Adriatiku, Ballkani Perëndimor dhe Deti i Zi janë pjesë e së njëjtës hapësirë strategjike. Forcimi i Korridorit VIII do të thotë gjithashtu forcim i infrastrukturës, lëvizshmërisë dhe qëndrueshmërisë që mbështesin sigurinë, parandalimin dhe mbrojtjen tonë kolektive”, tha Hoxha

Hoxha nënvizoi se, Shqipëria i kushton rëndësi të veçantë avancimit të lëvizshmërisë ushtarake dhe nxitjes së një koordinimi më të ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe NATO-s për infrastrukturën prioritare me përdorim të dyfishtë.

“Konsensusi politik tashmë ekziston. Ajo që nevojitet tani është një listë e qartë projektesh prioritare, afate realiste, koordinim më i fortë ndërmjet qeverive dhe një mekanizëm i qëndrueshëm për monitorimin e zbatimit. Në fund të fundit, Korridori VIII do të matet me rezultatet që arrijmë së bashku dhe, mbi të gjitha, me faktin nëse qytetarët tanë do të përjetojnë një rajon më të ndërlidhur, më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe më evropian. Shqipëria nuk është vetëm e angazhuar; ne kemi kaluar në fazën e zbatimit. Do të bëjmë pjesën tonë për ta kthyer Korridorin VIII nga vizion në realitet”, theksoi ai.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ferrari Daytona SP3 po bëhet gjithnjë më e shtrenjtë, një ekzemplar pritet të shitet deri në 13 milionë dollarë
Next Article Editorial / Pse Gjykata Kushtetuese i ikë përgjegjësisë kur ka të bëjë me mbrojtjen e gjuhës shqipe!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?