By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: I trajnojmë mësimdhënësit për përdorimin e inteligjencës artificiale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: I trajnojmë mësimdhënësit për përdorimin e inteligjencës artificiale
Maqedoni

Janevska: I trajnojmë mësimdhënësit për përdorimin e inteligjencës artificiale

admin
Last updated: 08/10/2026 16:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 08 tetor, argument.mk/ – Mësimdhënësit dhe shkollat më të suksesshme, pas trajnimit 9-nëntëmujor për inteligjencën artificiale, morën certifikata. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i realizoi trajnimet në bashkëpunim me Brainster Next.

“Ju përgëzoj për përkushtimin dhe angazhimin tuaj për të mësuar diçka të re dhe për t’ua përcjellë atë njohuri nxënësve tuaj. Për t’i ndihmuar ata ta përdorin inteligjencën artificiale në mënyrë të drejtë, të përgjegjshme dhe për qëllime të duhura. Ndërsa dhjetë prej jush shkuan edhe një hap më tej dhe sot janë ambasadorët tanë të arsimit për inteligjencën artificiale“, tha ministrja Vesna Janevska gjatë ndarjes së mirënjohjeve.

Duke theksuar se inteligjenca artificiale hap mundësi të mëdha, por njëkohësisht sjell me vete edhe rreziqe, Janevska shtoi se dija është mbrojtja e vetme dhe se për këtë arsye, së bashku me Brainster Next dhe disa institucione të tjera të arsimit të lartë, kanë filluar trajnimet për mësimdhënësit.

“Mësimdhënësve u nevojiten njohuri me të cilat do ta avancojnë punën e tyre dhe do t’i udhëheqin nxënësit përmes mundësive dhe sfidave që sjell inteligjenca artificiale. Falënderime për ekipin e Brainster Next, i cili i mësoi se si ta përdorin atë, në mënyrë që të jenë më kreativë dhe të sjellin risi në procesin mësimor. Për mësimdhënësit është e rëndësishme që njohuritë e fituara t’i ndajnë me kolegët, por edhe të vazhdojnë t’i thellojnë dhe t’i zhvillojnë më tej“, theksoi Janevska.

“Inteligjenca artificiale tashmë po e ndryshon arsimin dhe kjo është një realitet që nuk mund ta anashkalojmë“, tha ministrja, duke theksuar nevojën për mësimdhënës të përgatitur, të cilët do t’i ndihmojnë nxënësit ta kuptojnë dhe ta përdorin siç duhet inteligjencën artificiale, duke ruajtur njëkohësisht mendimin kritik dhe kreativitetin dhe, çka është më e rëndësishmja, duke e përdorur atë në mënyrë etike, të përgjegjshme dhe me vetëdije”.

“Nxënësit duhet të zotërojnë teknologjinë, por njëkohësisht të dinë se si ta zbatojnë atë në mënyrë të përshtatshme, të aftësohen për të verifikuar informacionet dhe, në përgjithësi, t’i përdorin me përgjegjësi dhe në mënyrë të mençur të gjitha mjetet digjitale“, theksoi ministrja Janevska.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re
Next Article BE reagon sërish për shkak të ligjit mbi Dhomat e Specializuara
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?