By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Boçi për hartën e re territoriale: Një katrahurë që dëmton bashkitë e vogla
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Boçi për hartën e re territoriale: Një katrahurë që dëmton bashkitë e vogla
Shqipëri

Boçi për hartën e re territoriale: Një katrahurë që dëmton bashkitë e vogla

admin
Last updated: 08/10/2026 16:13
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 08 tetor, argument.mk/ – Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi sot, gjatë diskutimit të projektligjit të propozuar nga mazhoranca për ndryshimet në hartën territoriale të vendit, se reforma e propozuar është një “katrahurë” që dëmton bashkitë e vogla dhe i largon ato nga vendimmarrja.

Projektligji parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Boçi e nisi fjalën e tij duke kritikuar mazhorancën për mënyrën se si po e trajton reformën territoriale, duke theksuar se deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi individuale për votën e tyre.

“Sepse në fakt arsyeja është diçka e bezdisshme. Arsyeja pyet, arsyeja hulumton, arsyeja nuk ta lë ndërgjegjen rehat. Arsyeja kërkon shpjegime për dorën që ngrihet, përpara se dora të ngrihet.

Por ju e keni më të lehtë sot të lini arsyen, sepse nuk merrni me vete dhe përgjegjësinë. Por mos harroni një gjë shumë të rëndësishme: mandati ka emër, vota ka emër, ka emrin tuaj dhe nesër do të gjykoheni me emrin tuaj. Askush nuk mund të fshihet: ‘Ishte vendim grupi, ishte vendim i kryetarit’. Jo, nuk ju kanë votuar qytetarët për këtë gjë. Ju kanë votuar që të sillni këtu, në këtë sallë, interesin dhe ndërgjegjen e tyre, që sot ju nuk po e sillni me ndërgjegje të plotë. Dhe kjo, në fakt, është tragjike, nuk është komike”, tha Boçi.

Sipas deputetit të PD-së, ndryshimet territoriale duhet të shihen edhe në kontekstin e shpopullimit të vendit.

“Shqiptarët atëherë, princat shqiptarë para 500 vitesh, u bashkuan përballë një rreziku pushtues ndaj territorit dhe lirisë së tyre, për të mbrojtur territorin ndaj kujt synimi? Ndaj synimit të shpopullimit, siç edhe u dëshmua, në fakt. Sepse me pushtimin u largua drejt Greqisë dhe Italisë pjesa më e madhe e shqiptarëve, dhe e dini shumë mirë.

Dhe po, jemi përballë një pushtimi tjetër pas 582 vitesh. Por kanë ndryshuar pushtuesit. Nuk është i huaj, është i brendshëm, është politik. Dhe ai ka të njëjtin synim: shpopullimin e vendit, siç edhe ka ndodhur”, u shpreh Boçi.

Ai tha se shpopullimi ka krijuar territore të tëra pa banorë dhe pa shërbime, duke e lidhur këtë fenomen edhe me humbjen e identitetit historik të zonave.

“Dhe sot, sipas edhe shqetësimeve të qytetarëve për shkak të këtij shpopullimi, ne kemi territore të tëra pa zë, pa komunitet, pa njerëz. Dhe në qoftë se ne humbasim njerëzit, ne kemi humbur toponimet tona që na mbajnë gjallë. Në qoftë se humbasim toponimet, kemi humbur historinë. Në qoftë se humbasim historinë, kemi humbur Shqipërinë.

Dhe ky është ai pushtimi i butë, pushtimi modern. Dhe territori mbushet me njerëz të tjerë që vijnë nga territore të tjera dhe nuk është çudi që, pas 100 vitesh, ata që vijnë nga territoret e tjera të ngrenë flamurin se janë autoktonë. Kjo është ajo që quhet e ardhmja. Kjo është ajo pse një brez punon jo vetëm për të sotmen, por punon edhe për të ardhmen”, tha Boçi.

Deputeti demokrat solli edhe raste konkrete të mungesës së shërbimeve në zonat rurale, duke argumentuar se bashkimi i njësive administrative nuk duhet të shoqërohet me largim të shërbimeve nga komunitetet.

“Në fshatin afër Tiranës, 10 kilometra larg Tiranës, në Linzë e keni fshatin. Shkolla kishte 15 nxënës, kishte një muaj që kishte filluar dhe nuk kishte asnjë mësues. Shkolla dikur kishte pasur 150 nxënës.

Çfarë doni raste të tjera, se u përmend këtu Tirana si rast i shkëlqyer? Po mirë, Tirana që e ka rastin e shkëlqyer dhe ka të tilla probleme, pa infrastrukturë rrugore, ishte rruga që shkonte te shkolla në fshat. Kur ka performancën, po pse i merrni Krujës ju Rinasin?”, tha ai.

Në përfundim, Boçi u bëri thirrje deputetëve që do të votojnë projektligjin të marrin në konsideratë përgjegjësinë individuale për votën e tyre.

“Unë do të doja që, në një moment të caktuar, secili prej jush, prej deputetëve që do të votojnë sot, përtej emocionit politik, t’i bëjë një pyetje ndërgjegjes vetë: A do të mundet ai t’i dalë përballë atij qytetari që i ka dhënë besimin, që i ka marrë besimin, i cili do t’i kërkojë dhe do t’i bëjë një pyetje fare të thjeshtë: A ishte i bindur ai për votën që dha në kundërshtim me vullnetin dhe opinionin e tij?

Sepse me krenari këtu u tha: ‘Poliçani voton majtas, Divjaka voton majtas apo të tjerat votojnë majtas dhe ju po i shkrini’. A do të mundet ai t’i japë një përgjigje shteruese, pa futur brenda justifikimin se e vendosi grupi, se e tha kryetari, se fajin e ka opozita?

A do të mundet t’ia bëjë këtë pyetje vetes, pa konsideruar presionin e përjashtimit nga grupi dhe më pas ta marrë atë arsyen nga garderoba, ta sjellë në Parlament, të pyesë pse do ta ngrejë dorën? Dhe vetëm në atë moment duhet të ngrejë dorën për të miratuar këtë katrahurë që e paraqisni si reformë me territorin”, përfundoi Boçi.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeveria kërkon autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me BEI-n
Next Article Kurti pret në zyrë ish-futbollistin e Prishtinës, Xhevdet Muriqi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?