By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
Shqipëri

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

admin
Last updated: 08/10/2026 19:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 8 tetor argument.mk/ – Në rënie krahasuar me verën por në rritje në lidhje me 1 vit më parë, inflacioni në Shqipëri në muajin shtator kapi nivelin 2.9%.

Instituti i statistikave bën të ditur se çmimet kanë mbetur të larta edhe një muaj më parë.

Shtytjen kryesore e dhanë ushqimet dhe pijet joalkoolike të cilat kontribuuan me 0.96% në inflacionin vjetor. Pas tyre renditet transporti me 0.81% ndërsa qiratë, uji, energjia elektrike dhe karburantet ndikuan me 0.54%.

Edhe në rritjen reale të çmimeve, transporti është sektori që kryeson çmimet e tij janë rritur me 12.4% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Ndikim ndjeshëm kanë patur dhe argëtimi, sporti dhe kultura, sigurimet dhe shërbimet financiare me 4.5%.

Në kahun tjetër disa kategori kanë frenuar inflacionin. Veshjet dhe këpucët janë ulur me 3.1% ndërsa çmimet në informacion dhe komunikim kanë rënë me 1.1%.

Ndonëse pas sezonit veror inflacioni shfaqi rënie të lehtë vet Banka e Shqipërisë paralajmëron se çmimet mund të rriten edhe më tej. Ndikuar nga presionet gjeopolitike ekonomia shqiptare sipas guvernatorit mund të preket nga një tjetër valë çmimesh në 2 tremujorët e ardhshëm i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe te partnerët tregtarë.

Dhe ndërsa statistikat tregojnë një inflacion pranë objektivit për konsumatorin matësi është çmimi që paguan çdo ditë për ushqime, transport dhe shërbime.

Pasqyra e plotë e çmimeve të cilën Ministria e Ekonomisë u shpreh se do të jetë gati në fillim të tetorit ende nuk ka rezultate konkrete. Duke bërë që çmimet të vijojnë të shtrenjtohen dhe barrën përfundimtare ta paguajnë konsumatorët.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Celibashi: Zgjedhjet vendore 2027 do të monitorohen gjatë gjithë ciklit zgjedhor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik
Next Article ​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?