By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

admin
Last updated: 08/10/2026 22:03
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 8 teotr argument.mk/ – Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se ligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është hartuar në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Gruda tha se, pavarësisht shqetësimeve nëse Gjykata Speciale do ta zbatojë ligjin, Kosova ka rrugë juridike dhe institucionale për ta detyruar atë, duke theksuar se për këtë nevojitet vendosmëri shtetërore dhe institucionale.

Gruda argumentoi se ligji nuk ia heq Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë kompetencën për të shqyrtuar vendimet, urdhrat dhe aktgjykimet e Speciales, por i kufizon kompetencat e saj për kontrollin e kushtetutshmërisë së vetë ligjit.

Sipas tij, në bazë të Amendamentit 24 dhe nenit 162 të Kushtetutës, kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjit të ri duhet të bëhet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në Prishtinë. Gruda tha se ky ligj duhet të mbrohet “juridikisht, institucionalisht dhe publikisht”.

Postimi i plotë:

Ligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është shkruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk e shkel Kushtetutën dhe nuk i shkel detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Është ngritur me të drejtë një shqetësim: a do ta zbatojë Gjykata Speciale këtë ligj?

Gjykata Speciale deri më sot ka treguar se është e gatshme ta interpretojë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës sipas mënyrës së vet. Prandaj, pres që të bëjë obstruksione edhe ndaj zbatimit të këtij ligji.

Por pyetja është: a mundemi ne, si shtet i Kosovës, ta detyrojmë që ta zbatojë?

Po. Absolutisht po.

Jam i bindur se do ta gjejmë rrugën juridike dhe institucionale për ta detyruar Gjykatën Speciale ta zbatojë ligjin e Republikës së Kosovës. Për këtë do të na duhet vendosmëri si shtet, si institucione dhe si shoqëri. Dhe do t’ia arrijmë.

Ky ligj mund ta sjellë shtetin e Kosovës në një përplasje juridike dhe institucionale me Gjykatën Speciale. Nëse kjo ndodh, Kosova duhet të qëndrojë fuqishëm prapa ligjit të vet. Jam i bindur se në fund Gjykata Speciale do të duhet ta zbatojë atë.

Tani t’i kthehemi argumentit juridik.

A është shkruar ligji siç duhet? Po.

A e pengon ligji Dhomën Kushtetuese në Hagë që ta rrëzojë këtë ligj? Po.

A e shkel kjo Kushtetutën? Jo.

Sepse këtë e thotë vetë Amendamenti nr. 24 i Kushtetutës.

Neni 162, paragrafi 1, përcakton se “organizimi, funksionimi dhe juridiksioni i Dhomave të specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të specializuar rregullohen me këtë nen dhe me ligj të veçantë.”

Ndërsa paragrafi 3 përcakton se Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese vendos mbi referimet kushtetuese që lidhen me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar “në përputhje me ligjin e veçantë”.

Këto janë fjalët kyçe: “në përputhje me ligjin e veçantë”.

Pra, vetë Kushtetuta ia lidh juridiksionin kësaj Dhome me ligjin e veçantë.

Dhe çfarë kemi bërë ne?

Nuk e kemi ndryshuar Kushtetutën. Kemi ndryshuar ligjin, pikërisht aty ku Kushtetuta përcakton se çështja rregullohet dhe specifikohet me ligj.

Neni 23 tashmë e përcakton qartë se Dhoma e Specializuar Kushtetuese vendos “ekskluzivisht dhe vetëm” për referimet që kontestojnë vendimet, urdhrat ose aktgjykimet e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Pra, nuk ia kemi hequr Dhomës Kushtetuese funksionin e saj. Ajo vazhdon të kontrollojë vendimet, urdhrat dhe aktgjykimet e institucioneve të Speciales.

Por ligji vendos një kufi të qartë: “Dhoma e Specializuar Kushtetuese nuk ka juridiksion për kontrollin abstrakt, konkret, incidental dhe asnjë formë tjetër të kushtetutshmërisë së këtij ligji dhe Ligjit Nr. 05/L-053.”

Dhe për të mos lënë asnjë dilemë, paragrafi 2 i nenit 23 përcakton:

“Kontrollin e kushtetutshmërisë së këtij ligji dhe Ligjit Nr. 05/L-053 mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në përbërjen e saj të rregullt në Prishtinë.”

Ndërsa paragrafi 3 e thotë edhe më shprehimisht:

“Asnjë palë e autorizuar nga neni 113 dhe Amendamenti 24 i Kushtetutës nuk mund të kërkojë kontrollin e kushtetutshmërisë së këtij ligji në Dhomën Kushtetuese në Hagë, por vetëm në Gjykatën Kushtetuese në Prishtinë.”

Pra, argumenti është shumë i thjeshtë:

Kushtetuta thotë se juridiksioni ushtrohet “në përputhje me ligjin e veçantë”, ndërsa ligji i veçantë përcakton se çfarë kontrollon Dhoma Kushtetuese në Hagë dhe çfarë kontrollon Gjykata Kushtetuese në Prishtinë.

Kjo është arsyeja pse nuk kemi ndryshuar Kushtetutën me ligj. Kemi specifikuar me ligj juridiksionin, pikërisht sepse vetë Kushtetuta përcakton që ai rregullohet edhe me ligjin e veçantë.

Një vendim, urdhër apo aktgjykim i Dhomave të Specializuara vazhdon t’i nënshtrohet kontrollit të Dhomës Kushtetuese atje. Por kontrollin e kushtetutshmërisë së këtij ligji të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas nenit 23, e ushtron Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Ky është dallimi thelbësor.

Prandaj, ky ligj duhet të mbrohet juridikisht, institucionalisht dhe publikisht.

Këtu do të jemi. Do ta mbrojmë dhe do t’i shohim efektet e tij.

You Might Also Like

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Komisioni Evropian për vizitën e Von der Leyen në Ballkanin Perëndimor: Pjesë e vrullit për zgjerimin e BE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni
Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?