By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska-Davkova: Kushtetuta është kontratë shoqërore mes qytetarëve dhe shtetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska-Davkova: Kushtetuta është kontratë shoqërore mes qytetarëve dhe shtetit
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Kushtetuta është kontratë shoqërore mes qytetarëve dhe shtetit

admin
Last updated: 27/10/2026 09:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Kushtetuta nuk është vetëm akti më i lartë juridik, por edhe kontrata më e rëndësishme shoqërore mes qytetarëve dhe shtetit, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova gjatë takimit me përfaqësues të Shoqatës Maqedonase të Juristëve të Rinj, me rastin e 35-vjetorit të miratimit të Kushtetutës.

Siljanovska-Davkova, e cila në vitin 1991 ishte anëtare e jashtme e Komisionit Kushtetues, vlerësoi se Kushtetuta në parim përmban zgjidhje pozitive, por vuri në dukje edhe mangësi, mes të cilave ndryshimet e shpeshta, ndryshimi dy herë i preambulës dhe dispozitat e pasakta që mundësojnë interpretime të ndryshme.
Ajo konsideron se Komisioni Kushtetues duhet të ndjekë vazhdimisht zbatimin e Kushtetutës, të identifikojë dobësitë e sistemit kushtetues-juridik dhe të propozojë zgjidhje, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me raportin mes së drejtës maqedonase dhe asaj evropiane.
Nga Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj theksuan rëndësinë e patriotizmit kushtetues dhe edukimit për Kushtetutën si themel i rendit juridik dhe garantues i të drejtave dhe lirive të njeriut. Ata theksuan gjithashtu se gjatë ndryshimeve kushtetuese, Kuvendi duhet të respektojë procedurën, të përfshijë ekspertët dhe të sigurojë një proces gjithëpërfshirës të vendimmarrjes.
Takimi është pjesë e një serie bisedash të juristëve të rinj me personalitete që kanë marrë pjesë në hartimin, interpretimin dhe studimin e Kushtetutës.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tri gabimet që e shkatërrojnë marrëdhënien/ martesën tuaj
Next Article Debat për nivelin e ofrimit të kujdesit shëndetësor në institucionet ndëshkuese-korrektuese në vend
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?